Tesla prezantoi Model 3: Makinën e parë elektrike për masat

Publikuar më: 01-04-2016

Screen-Shot-2016-03-31-at-11.55.48-PMMë në fund ka mbërritur makina elektrike për masat, Tesla Model 3 dhe kushton 35,000 dollar. Ishte shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk i cili prezantoi modelin e ri gjatë një evenimenti të kompanisë në Kaliforni në Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa fliste në skenë ai u shpreh se Tesla Model 3 është makina e cila ofron më të mirën nga çdo lloj këndvështrimi. Modeli bazë do të fillojë nga 35,000 dollar dhe ka një distancë udhëtimi prej 346 km me vetëm një të ngarkuar të baterive. Ka funksionalitet të vetëdrejtimit, dritare të pasme unike, qasje në kompresor dhe përshpejtim nga 0-100 kmh në më pak se 6 sekonda.

Gjer tani plot 115,000 individë kanë paguar 1000 dollar që të hyjnë në listën e blerësve të Model 3 tha Musk. Ai gjithashtu bëri të ditur se makina pritet të dalë në rrugë vetëm në 2017-tën e largme. (PCWorld Albanian)

Screen-Shot-2016-03-31-at-11.57.20-PMScreen-Shot-2016-03-31-at-11.57.12-PMScreen-Shot-2016-03-31-at-11.56.01-PMScreen-Shot-2016-03-31-at-11.55.42-PM

Tesla prezantoi Model 3: Makinën e parë elektrike për masat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)