Lajmet

Tesla nuk duhet të përdorë termin “autopilot” paralajmërojnë autoritetet Gjermane

Oct 18 2016
0 Shpërndarje
Tesla nuk duhet të përdorë termin “autopilot” paralajmërojnë autoritetet Gjermane

img_2781-800x600Ministria Gjermane e Transportit ka kërkuar nga prodhuesi i shquar i makinave elektrike të mos shfrytëzojë termin “autopilot” i cili mund të shërbejë si burim keqinterpretimesh.

Ministri në detyrë Aleksander Dobrindt shkroi një letër kompanisë ku thoshte: “Me qëllim që të shmangen keqkuptimet dhe pritshmëritë e gabuara të konsumatorëve, kërkojmë që termi “autopilot” të mos përdoret në sistemet e reklamimit,” raportoi gazeta gjermane Bild am Sonntag.

Kjo shënon herën e parë që qeveria e një vendi kërkon nga Tesla të mos përdorë termin “autopilot.” Megjithatë muajt e fundit është vënë re një presion në rritje ndaj prodhuesve të makinave të cilët duhet të shmangin përdorimin e termave “autonome”, “autopilot”, “vetëdrejtuese,” etj.

Gjithashtu Ministria kishte lajmëruar të gjithë pronarët e një makine Tesla që të jenë vazhdimisht vigjilent në drejtimin e makinës pavarësisht përdorimit ose të “autopilotit.”

Në Korrik një njeri humbi jetën ndërsa po shikonte një DVD të Harry Potter ndërsa makina Tesla ishte duke u drejtuar nga sistemi automatik i pilotimit. Kjo ngjarje bëri që Tesla të shkëpuste bashkëpunimin me Mobileye, kompani e cila e furnizonte me sensorë të përdorur nga autopiloti.

Po gjatë këtij muaji Mercedes reklamoi modelin e ri të E-Class i cili ishte i aftë të “ngasë vetvehtev.” Kritikët reaguan duke thënë se makina nuk mund ta bëjë diçka të tillë dhe Mercedes menjëherë hoqi reklamat. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>