Tesla hedh në gjyq një ekzekutiv kompanie, shtirej si Elon Musk

Publikuar më: 16-09-2016

rtx10vsn-1Tesla hodhi në gjyq një ekzekutiv të një kompanie vaji nën dyshimin se po shtirej si Elon Musk për të vjedhur informacion sekret financiar nga kompania, raportoi Forbes këtë të Mërkure.

Padia u paraqit në Gjykatën e Lartë të Shtetit Santa Clara, dhe pretendon se Todd Katz, shefi financiar i Quest Integrity Group, i nisi email shefit financiar të Tesla duke përdorur një adresë të ngjashme me atë të Elon Musk, në kërkim të informacioneve që nuk ishin zbuluar gjatë një telefonate fitimesh me investitorët.

Sipas padisë, Katz përdori elontesla@yahoo.com për ti nisur një email CFO të Tesla Jason Wheeler duke i kërkuar për një projeksion të shitjeve dhe financave të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Tesla hedh në gjyq një ekzekutiv kompanie, shtirej si Elon Musk
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)