Termat më të kërkuar në motorin e kërkimit të Yahoo: iPhone 6 dhe Windows 10

Publikuar më: 03-12-2015

Yahoo-Wilson-Lam-FlickrMuaji Dhjetor është periudha kur të gjithë fillojmë të reflektojmë rreth atyre që na kanë ndodhur përgjatë gjithë vitit. Në kuadër të kësaj, motori i kërkimit Yahoo ka publikuar listën e termave më të kërkuar në shërbimet e saj duke filluar nga motori i kërkimit, Flickr, Tumblr dhe Polyovre.

Termi teknologjik më i kërkuar i vitit është: iPhone. Në listë e përgjithshme, ky term është i dyti ndjekur nga Minecraft në vendin e pestë. Po nëse e segmentojnë më tepër këto statistika mësojmë se iPhone 6 është termi më i kërkuar ndjekur nga Windows 10-ta. Në vendin e tretë vjen iPhone 7, kjo mbase konsumatorët kanë pritur që të jetë ky modeli i këtij viti.

Lista vijon si mëposhtë: Samsung Galaxy S6, Apple Watch, iPhone 5, iPad Air 2, Microsoft Xbox One, PlayStation 4 dhe Amazon Kindle.

Por përveç teknologjisë kur është numri në rezultatet e kërkimit? Bobbi Kristina Brown, vajza e të ndjerës Whitney Huston kryeson. Lista e termave të më kërkuar është i tëri monopol i klaneve Jenner dhe Kardashian.

Të gjitha këto statistika janë të bazuara në ato shërbime në pronësi të Yahoo. Megjithatë do të jetë interesante të shohim sesi këto rezultate krahasohen me ato të Google. (PCWorld Albanian)

Termat më të kërkuar në motorin e kërkimit të Yahoo: iPhone 6 dhe Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)