Tërheqja nga tregu e Galaxy Note 7-tës nuk ka dëmtuar markën e Samsung

Publikuar më: 22-11-2016

Exchanged Samsung Electronics' Galaxy Note 7 is seen at company's headquarters in SeoulNjë tërheqje globale e Galaxy Note 7-tës nga tregu mesa duket nuk ka dëmtuar opinionin e konsumatorëve ndaj telefonëve të Samsung citon një anketë e realizuar nga Reuters dhe Ipsos.

Anketa e cila u realizua përgjatë periudhës 26 Tetor deri më 9 Nëntor zbuloi se konsumatorët e Samsung ishin po aq besnik sa edhe konsumatorët e Apple ndaj markave respektive.

Gjithashtu u mësua se konsumatorët të cilin kishin informacion rreth dështimit të Galaxy Note 7-tës ishin po aq të interesuar sa ata që nuk e dinin fare.

Tre mujori i tretë i këtij viti e gjeti Samsung të përfshirë në një skandal global ndërsa Note 7-ta shpërthente në flakë. Samsung vendosi të zëvendësonte 2.5 milion telefonë të cilët rezultuan po aq problematikë.

Në mesin e atyre që kishin informacion për Note 7-tën, 27% e tyre thanë se do të blinin përsëri një telefon Samsung. Ndërsa prej atyre që nuk e dinin, 25% thanë se Samsung ngelet opsion parësor.

Anketa zbuloi besnikëri të tmerrshme ndaj prodhuesit Korean ku 91% e konsumatorëve të Samsung do të blinin një tjetër telefon nga kompania. Në rastin e Apple 92% e konsumatorëve janë besnikë ndaj markës. (PCWorld Albanian)

Tërheqja nga tregu e Galaxy Note 7-tës nuk ka dëmtuar markën e Samsung
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)