Telekom Srbija pranë privatizimit. Fondi Amerikan Colbeck Capital pretendenti kryesor

Publikuar më: 19-11-2015

Telekom-Srbija-e1438588601536Gjigandi i telekomunikacionit në Serbi, Telekom Srbija, është shumë pranë privatizimit. Ditën e mërkure Ministri serb i Tregtisë, Turizimit dhe Telekomunikaiconit, Rasim Ljajiç, njoftoi se gjashtë kompani kanë hyrë në garë për të blerjen e 58 % të telekomit shtetëror.

Lajmin e raportoi agjensia e lajmeve Reuters ku ndër gjashtë investirorët spikasin emrat e Deutsche Telekom, Telekom Slovenije dhe Turkcell. Pas 14 ditësh autoritetet serbe do të dalin me një përgjigje zyrtare.

“Nëse nuk jemi të kënaqur nga ofertat, atëherë privatizimi i Telekom Srbija duhet të presë”, tha Ljajiç.

Ndër përpjekjet më të fundit për privatizimin e Telekom Srbija ishin tentativat e Telekom Austria për të blerë 51 % të aksioneve për 1.1 miliard Euro në 2011-tën. Qeveria Serbe e refuzoi këtë ofertë duke e konsideruar të ulët.

Kryeministri Serb, Aleksandër Vuçiç ditën e hënë tha se priste oferta që kapin shifrat 1.4 miliard Euro për 58 % të aksioneve. Në ditët e para të këtij muaji u fol edhe për një interesim të mundshëm nga China Telecom Group, pretendime të cilat u mohuan nga Ljajiç.

Aktualisht Telekom Srbija zotëron operatorin e dytë më të madh në Bosnie Hercegovinë, Telekom Srpska dhe kontrollon operatorin mobil Malazez M:Tel. Fitimet vjetore të kompanisë llogariten në 158 milion dollar dhe numëron afro 8600 punojës.

Sipas Broadband News, pretendenti kryesor për blerjen e Telekom Srbija me ofertën më të madhe është fondi amerikan Colbeck Capital i cili ka ofruar 1.47 milion Euro.

Që në muajin Gusht kanë aplikuar 14 kompani, një listë e publikuar nga Telegeography si mëposhtë: Abu Dhabi Investment, Advent International, Apollo Global Management, BC Partners, Colbeck Capital Management, CVC Capital Partners, Deutsche Telekom, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bulgarian Telecomunications, Mid Europa Partners(ish pronar të Serbia Broadband), Mobile TeleSystems, Novator Partners, Telekom Slovenije dhe Turkcell. (PCWorld Albanian)

Telekom Srbija pranë privatizimit. Fondi Amerikan Colbeck Capital pretendenti kryesor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)