Telekom Albania lançon LTE Advanced. Pretendon shpejtësi transmetimi prej 225 Mbps

Publikuar më: 02-09-2015

11230789_874015749320493_7291077732311754107_nOperatori mobil i ribranduar muajin e kaluar ka aktivizuar rrjetin e saj LTE Advanced duke kombinuar spektrin 1800 Mhz me atë 2600 Mhz. Rrjeti i ri i cili është live që nga data 1 Shtator mbështet shpejtësi transmetimi në shkarkim deri në 225 Mbps raporton Telegeography.

Ndërsa konfirmimi zyrtar është në uebfaqen e kompanisë, Telekom Albania pretendon se ofron këtë shërbim në 7 qytete kryesore të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Vlorë dhe Korçë.

      11943353_1667453446812006_1181052925_n   11944821_1667453463478671_728138050_n

Janë dy operatorë, Vodafone dhe Telekom, që po reklamojnë 4G+ i cili quhet ndryshe LTE-Advanced. Ne vijuam dhe kryem disa testime të rrjetit 4G në qytetin e Shkodrës të Telekom Albania dhe rezultatet janë shumë larg pretendimeve siç mund ta shikoni në imazhet e paraqitura. (PCWorld Albanian)

Telekom Albania lançon LTE Advanced. Pretendon shpejtësi transmetimi prej 225 Mbps
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)