Telegram sjell editimin e mesazheve të dërguara në aplikacionet desktop dhe mobile

Publikuar më: 16-05-2016

Telegram-930x602Telegram ka publikuar një përditësim për aplikacionin e saj të komunikimit falë të cilit tani e tutje mund të editoni mesazhet e dërguara. Ky funksionalitet është prezent për të gjitha format e komunikimit që nga grupet tek ato individualet.

Por nuk përfundon e gjitha këtu sepse Telegram shtoi edhe tre risi të tjera: mundësinë për të përmendur emrin e një prej anëtarëve të një grupi gjatë bashkëbisedimit; kërkimit më të lehtë të njerëzve falë listës së re të kërkimeve dhe mundësinë për të dërguar robotë komunikimit.

Që të korrigjoni një mesazh të dërguar mjafton të klikoni mbi tekstin dhe ta mbani të shtypur gjersa tu shfaqet kutia e editimit të tekstit. Që aty mund ta ridërgoni edhe njëherë mesazhin ku Telegram do të bëjë të ditur se tekstit është i edituar.

5bd7c8f4708afe28f8-225x400Ky funksion është i disponueshëm në desktop dhe mobile. BlackBerry Messenger mund të jetë ndër të parët që e ka implementuar këtë funksion. WhatsApp, Facebook Messenger dhe WeChat gjithashtu ofrojnë mundësinë e tërheqjes së mesazheve por jo të editimit.

Gjithashtu gjatë bisedave në grup nëse doni të citoni një anëtar mjafton ta shoqëroni emrin e tij me simbolin ‘@’ përpara dhe përsoni përkatës do të njoftohet për këtë. Lista e kërkimit është përmirësuar duke ju sugjeruar personat me të cilët keni folur së fundit.

Së fundit, robotët e komunikimit të cilët po shndërrohen në një trend kohët e fundit kanë gjetur rrugën për në Telegram. Duke klikuar mbi ikonën e bashkëngjitjes do të vëreni robotët e komunikimit të cilët janë të disponueshëm për ju. (PCWorld Albanian)

Telegram sjell editimin e mesazheve të dërguara në aplikacionet desktop dhe mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)