Telegram sfidon Facebook, lançon një platformë lojërash në aplikacionin Android

Publikuar më: 03-10-2016

x5-1200x800Telegram, aplikacion i komunikimit të enkriptuar ndërtuar me mendjen tek privatësia, dita ditës po shndërrohet në një univers argëtimi. Pasi solli maksa kartoni për selfiet tashmë po shton një “armë” të re, lojërat.

Platforma e re e lojërave është e disponueshme që nga dita e sotme në Android dhe fuqizohet nga robotët, që do të thotë se përdoruesit mund të luajnë vetëm duke komunikuar me një robot.

Fillimisht do të jenë 30 lojëra të disponueshme, të gjitha falas. Zhvilluar nga Gamee, përdoruesit në mënyrë që të ketë qasje duhet të komunikojë me robotin në fjalë dhe të përzgjedhin një lojë.lumber-jack-game-telegram

Lojërat janë bazuar në HTML5 dhe shumica prej tyre janë pasazhe. Në të njëjtën kohë Telegram ftoi zhvilluesit të ndërtojnë lojëra për platformën e saj duke thënë se duhen vetëm pak orë që të zhvillohet një i tillë.

Por lëvizja e fundit nuk do të thotë se Telegram do të harrojë misionin: Privatësinë dhe sigurinë në favor të argëtimit. Shefi dhe themeluesi i Telegram tha se po përpiqeshin të ruanin një balancë mes veçorive të reja të sigurisë dhe argëtimit. (PCWorld Albanian)

Telegram sfidon Facebook, lançon një platformë lojërash në aplikacionin Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)