Lajmet

Telefonia mobile në Kosovë numëron afro 1.8 milion abonentë ndërsa ajo fikse vetëm 56 mijë

Nov 23 2015
0 Shpërndarje
Telefonia mobile në Kosovë numëron afro 1.8 milion abonentë ndërsa ajo fikse vetëm 56 mijë

antenna-sxchuPas një rënie të vazhdueshme të tregut të telefonisë mobile për gjashtë muajt e parë të vitit në Kosovë, tre mujori i tretë kishte rezervuar supriza në këtë sektor. Krahasuar me tremujorin e dytë të 2015-tës, telefonia mobile ka shënuar rritje rekord prej 7.98 % me 130,656 abonentë përgjatë periudhës Korrik – Shtator 2015.

Nga ana tjetër telefonia fikse sipas Pasqyrës së Tregut të Komunikimeve Elektronike publikuar nga ARKEP, aktualisht numërohen 334,452 linja fikse të instaluara ndërsa numri i përdoruesve të shërbimeve të telefonisë fikse është vetëm 58,992.

Drejt standarteve Europiane

Telefonia Mobile përgjatë 2015-tës pas rënieve të njëpasnjëshme më në fund është duke shënuar rritje premtuese. Aktualisht sipas të dhënave të tremujorit të fundit numri i përdoruesve llogaritet në 1,768,207, një rritje kjo me 0.25 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

2

Sa i përket penetrimit të këtij shërbimi, tremujori i tretë i 2015-tës është maja e dytë më e lartë që ka arritur ndonjëherë në Kosovë me 97.4 %. Kjo do të thotë se ndër 100 banorë, 97 shfrytëzojnë telefoninë mobile.

Në raportin e ARKEP ndarja e tregut është bazuar në dy kritere: Sipas të ardhurave dhe numrit të përdoruesve.

Që nga 2010-ta deri në tremujorin e parë të 2015-tës operatori mobil më i madh në vend ka shënuar vetëm rënie. Sipas të ardhurave mësojmë se Vala zotëron 60.1 % të totalit ndjekur nga IPKO me 33.9 %, Z Mobile me 5.3 % dhe D3 me 0.8 %.

Për nga numri i përdoruesve Vala kryeson përsëri me 52.4 % ndjekur nga IPKO me 37.9 %, Z3 Mobile me 9.7 % dhe D3 me 0.01 %.

Një tjetër indikator i rëndësishëm është edhe trafiku i gjeneruar i cili ka shënuar rënie krahasuar me tre mujorin e fundit nga 295.507 minuta në 294.513.

1

Nga këto, 275,129 minuta gjenerohen nga rrjetet e operatorëve mobil dhe 19,385 vinë nga rrjete virtuale. Në Kosovë aktualisht janë dy rrjete virtuale të cilët shfrytëzojnë rrjetet fizike të Vala dhe IPKO për të ofuar shërbimet e telefonisë të lëvizshme.

Pjesën më të madhe të trafikut të gjeneruar e përbëjnë thirrjet brenda rrjetit me 246,544 minuta për të dy kategoritë e operatorëve. Thirrjet drejt rrjeteve ndërkombëtare janë në nivel jashzakonisht të ulët me vetëm 1,985 përgjatë tre mujorit të tretë të vitit.

Krahasuar me një vit më parë, totali i trafikut të gjeneruar ka shënuar rënie absolute me 24.7 % nga 390, 976 minuta thirrje që kryeshin në të njëjtën periudhës të 2014-tës.

Nevojë për më shumë përpjekje

Shërbimet e telefonisë fikse po vuajnë në Kosovë siç ndodh rëndom edhe në Shqipëri ku norma e penetrimit është shumë larg mesatares së Bashkimit Europian. Aktualisht janë dy lojtarë kyç në këtë sektor e megjithatë dominimi i Telekom të Kosovës është i pa precendet.5

Në terësi që nga 2011 e gjer më sot nurmi i përdoruesve të telefonisë fikse ka rënë nga 5.21 % penetrim (88,689 abonentë) në 3.25 % (58,992 abonentë). Nga këto, 71 % janë përdorues indivdual ndërsa 29 % biznes.

Telekomi i Kosovës qartësisht është lideri duke zotëruar 92.47 % të totalit të të ardhurave nga ky sektor.  IPKO vjen në vendin e dytë por shumë larg me vetëm 7.16 % dhe Kujtesa sapo ka filluar të shfaqet në diagramën e ARKEP me 0.10 %.4

Operatorët fiksë në Kosovë gjenerojnë 30,717,166 minuta thirrje, një rritje me 66 % krahasuar me të dhënat e tremujorit të dytë të 2015-tës. Nga këto 21,010,681 janë thirrje brenda rrjetit, 8,640,409 thirrje drejt rrjeteve celulare, 745,696 drejt rrjeteve ndërkombëtare dhe 320,380 drejt rrjeteve fikse alternative. (PCWorld Albanian)

Tags >

ARKEP
Lajmet e fundit>