Telefoni i parë Tango, Lenovo Phab2 Pro po vjen në Nëntor

Publikuar më: 07-10-2016

phab2pro_1581-100665594-largeLenovo Phab2 Pro, telefoni i parë i nismës Google Tango, pritej të debutonte gjatë verës dhe tani kjo datë është shtyrë për në Nëntor. Në njoftimin e shtyrjes, Lenovo kishte thënë se telefoni do të mbërrinte gjatë tre mujorit të fundit të vitit.

Një raport i CNET citon shefin e realitetit virtual pranë Google, Clay Bavor, të ketë thënë se Nëntori do të jetë momenti i debutimit. Phab2 Pro do të ofrojë disa eksperienca interaktive të realitetit virtual duke skanuar ambjentin përrreth.

Megjithatë ky telefon nuk do të funksionojë me paisjen e realitetit virtual Daydram VR. Për këtë të fundit u duhet një telefon Google Pixel. (PCWorld Albanian)

Telefoni i parë Tango, Lenovo Phab2 Pro po vjen në Nëntor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)