Telefoni inteligjent ZTE Blade S7 me dy kamera 13 MP në shitje për 278 dollarë

Publikuar më: 19-10-2015

gsmarena_003Telefoni inteligjent ZTE Blade S7,  pasardhësi i modelit Blade S6, i cili është lançuar gjatë muajit Janar më parë gjatë këtij viti, është tashmë i disponueshëm për shitje në portalin Geekbuying, i cili ofron variantin me ngjyrë jeshil me një çmim prej 277.99 dollarë.

Pajisja ka këto specifikime : përdor chipset Snapdragon 615, ekran 5-inç 1920 x 1080p, RAM 3GB dhe memorje të brendshme të zgjerueshme 32GB. Në lidhje me kameran versioni Blade S7 përdor kamera të pasme dhe kamera të përparme 13 MP. Telefoni ka përmasa 142 x 67 x 7.2 mm dhe peshon 131 g, është i pajisur me sensor të njohjes së  gjurmëve të gishtërinjve  dhe ka të instaluar sistemin operativ Android 5.1 Lollipop. Ndër të tjera pajisja ofron konektivitet GSM, 3G, GPS,WiFi dhe Bluetooth. (PCWorld Albanian)

Telefoni inteligjent ZTE Blade S7 me dy kamera 13 MP në shitje për 278 dollarë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)