Telefoni buxhetor Motorola Moto E 2016 rritet në madhësi por jo në çmim

Publikuar më: 14-07-2016

moto-e3-lenovo-100671795-largePas prezantoi modelet e reja të linjës Moto X dhe Moto G, Motorola tashmë në pronësi të Lenovo po përditëson edhe linjën Moto E gjatë vjeshtës. Mos prisni ndonjë risi sepse Moto E 2016 do të sjellë përmirësime të pakta në linjën buxhetore 4.5 inç të kompanisë.

Telefoni do të karakterizohet nga një ekran 5 inç me rezolucion 1280x720p, proçesor katër bërthamësh, dhe një bateri me kapacitet 2,800 mAh. Detajet për memorjen e brendshme mungojnë por mbështetja për kartat microSD është e sigurtë. Varianti i 2015-tës kishte 8GB memorje të brendshme dhe mbështetje për kartat SD 32GB.

Sa i përket detajeve të tjera Lenovo zgjodhi të heshte. Është e rëndësishme të citojmë se ky model do të vijë me Android Marshmallow 6.0, 8 megapiksel kamër të pasme dhe 5 megapiksel kamër frontale. Çmimi i tij pritet të jetë afro 150 Euro. (PCWorld Albanian)

Telefoni buxhetor Motorola Moto E 2016 rritet në madhësi por jo në çmim
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)