Telefonët Windows me më pak se 8GB memorje të brendshme do të ngelen pa Windows 10

Publikuar më: 26-08-2015

372424-nokia-lumia-530-t-mobileNdërsa platforma Windows 10 Mobile po shkon drejt finalizimit të zhvillimit, kufizimet po fillojnë që qartësohen për nga hardueri minimal që kërkon. Një nga këto kufizime prek telefonët me më pak se 8GB memorje të brendshme të disponueshme. Telefonët me memorje të brendshme 4GB do të ngelet pa këtë version të platformës.

Ky informacion vjen nga uebfaqja gjermane e Windows 10 Mobile. Tek telefonët të cilët do të mund të marrin Windows 10-tën citohet si harduer minimal memorja e brendshme prej 8GB.

Gjer më sot është spekuluar se edhe telefonët me 4GB memorje do të kishin mundësi të përditësoheshin në Windows 10 gjithësesi pritet një konfirmim zyrtar në lidhje me këtë.

Disa nga telefonët që mund të ngelen pa Windows 10 Mobile janë:

Alcatel One Touch Pixi 3

Nokia Lumia 530

HTC 8S

Blu Win JR

Yezz Billy 4

Karbonn Titanium Windows W4

Kazam Thunder 340W, 450 dhe 450WL

Telefonët që janë konfirmuar nga Microsoft se do të marrin versionin më të fundit të platformës mobile janë: Lumia 430, Lumia 435, Lumia 532, Lumia 535, Lumia 540, Lumia 640, Lumia 640 XL, Lumia 735, Lumia 830 dhe Lumia 930. Platforma Windows 10 Mobile mund të mbërrijë zyrtarisht nga muaji Tetor. (PCWorld Albanian)

Telefonët Windows me më pak se 8GB memorje të brendshme do të ngelen pa Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)