Telefonët Windows janë të falimentuar pavarësisht debutimit të Windows 10-tës citon raporti i IDC

Publikuar më: 10-12-2015

terry_myerson_silhouette_PrintPjesa e tregut e sistemit operativ të Microsoft ka rënë në 2.2 %, shifër kjo e cila ma shumë gjasa nuk do të ndryshojë në katër vitet e ardhshme sipas firmës analitike IDC (International Data Communication).

Ky zhvillim i mundshëm parashikohet nga të dhënat e fundit që vinë nga IDC për tre mujorin e tretë të 2015-tës. Mësuam se dërgesat e telefonëve Windows kanë rënë me 10.2 % përgjatë 2015-tës duke e lënë Microsoft me vetëm 2.2 % të tregut global.

IDC parashikon se platforma mobile e Microsoft do të vijojë në këtë gjëndje dhe vetëm pas 2019-tës Windows Phone do të fillojë të shohë ditë të mira. Edhe pse këto telefonë kanë kosto mesatarisht më të ulët sesa ato Android, përsëri platforma e Microsoft nuk po shkëlqen dot.

Kostoja mesatare e një telefoni Windows përllogaritur nga IDC arrin shifrën e 148 dollarëve, ose e thënë ndryshe 71 dollar më pak sesa kostoja mesatare prej 219 dollarësh i një telefoni Android.

idcmobileos2015dec770x208Por çfarë është ajo që pengon rritjen e tregut të telefonët Windows?

“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Microsoft dhe debutimit të Windows 10-tës, nuk presim që tregu i telefonëve inteligjent të kompanisë të shënojë ndonjë rritje në vitet e ardhshme,” shkruante raporti i IDC-së

“Rezultatet e dobëta vijnë nga mungesa e gjërë e mbështetjes nga prodhuesit, dhe Windows 10 ka pak gjasa që të ndryshojë këtë situatë,” vijonte më tej IDC.

Në të kaluarën firma analitike kishte parashikur që në 2017-tën telefonët Windows do të zotëronin 10 % të tregut. Madje Microsoft bënte premtime terësisht jo reale duke thënë se në 2018-tën kjo shifër do të arrinte në 15 % ose 1.7 miliard njësi të shitura botërisht.

Përveç disa sinjaleve pozitive që vinë nga Europa, Windows Phone qëndron shum larg pritshmërive të Microsoft. Blerja e Nokias nga Microsoft në 2014-tën për 7.2 miliard dollar duket si një aksident sot më shumë se kurrë.

Industria e telefonëve inteligjente do të vijojë të lulëzojë në të ardhmen. IDC parashikon rritje 9.8 % vetëm këtë vit në njësi të shitura. Vetëm iOS mendohet të jetë rritur me 17.3 % me 226 milion njësi të shitura ndërsa Android me 9.5 % ose 1.16 miliard njësi të shitura.

Telefonët Android dominojnë me posedimin e 81.2 % të tregut ndjekur nga iOS me 15.8 %. (PCWorld Albanian)

Telefonët Windows janë të falimentuar pavarësisht debutimit të Windows 10-tës citon raporti i IDC
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)