Telefonët, tabletët dhe orët inteligjente më të mira Android të 2015-tës

Publikuar më: 24-12-2015

BI-AA977_WATCHE_J_20150506161243Ka qenë një vit intensiv për Android-in. Prodhuesit jo vetëm që u duhet të rivalizojnë ekosistemet e tjera si iOS por edhe të luftojnë brenda botës Android për hegjemoni.

Kjo betejë ka rezultuar në disa produkte mjaft cilësore. Dhe menduam se një artikull me produktet më të mira Android do të ishte interesant për lexuesit tanë.

Telefoni më i mirë Android

Të gjithë prisnim që si çdo vit edhe këtë herë, tregu i telefonëve Android të udhëhiqej nga Galaxy S6. Dhe ashtu ndodhi gjersa erdhi Nexus 6P, përpjekja e Google në harduerin mobil. Pa të më voglin dyshim, ky është telefoni inteligjent Android më i mirë në treg.

Ndërtuar nga Huawei, Nexus 6P ka një trup të hollë prej alumini, skanerin më të mirë të shenjave të gishtërinjve gjendur në një telefon inteligjent dhe kamër me performancë të shkëlqyeshme në dritë të pakët.

gph_001-24-100623256-large

Fuqizuar nga Snapdragon 810 dhe 3GB RAM, ekzekutimi në ekran i komandave është fluid e i rehatshëm pa ngecjen më të vogël. Sigurisht ekrani AMOLED me madhësi 5.7 inç është histori më vehte. Sigurisht që nuk Nexus 6P nuk është perfekte. I mungojnë disa funksione si ngarkim wirless dhe stabilizimi optik të imazheve.

Telefoni më i mirë Android i rangut të mesëm

Për 400 Euro, Motorola Moto X, është një telefon me harduer të rangut të lartë dhe çmim të rangut të mesëm. Fuqizohet nga Snapdragon 808, 3GB RAM dhe zotëron ekran 5.7 inç IPS.

motoxpure_0118-100622222-large

Veçori që e diferencon këtë telefon nga modelet e tjera, është Android i pastër Stock. Ky telefon mund të mos jetë më i miri, por për atë çmim që ka nuk njeh rival.

Telefoni më i mirë Android me kosto të ulët

Ju mund të mendoni se është Moto G 2015, por jo. Këtë vit kurora i përket prodhuesit kinez OnePlus me modelin X. Në PCWorld do të gjeni edhe një vështrim për këtë telefon kur vihet theksi tek një harduer i vitit të shkuar por mjaftueshëm i fuqishëm.

opx_2660-100628192-largePër 250 dollar do të përfitoni ekran AMOLED 1080p, proçesor Snapdragon 801, 3GB RAM, kapacitet baterie 2,535 dhe kamër të pasme 13 megapiksel. OnePlus posedon versionin e saj të Android, Oxygen OS, i afërt me Android Stock por me disa shtesa minimale.

Telefoni Android me kamerën më të mirë

Prezantuar me 2 Tetor, LG V10 kishte dy ekrane, ndërsa sot e shpallim si telefonin Android me kamerën më të mirë. Sensori i pasëm me madhësi 16 megapiksel shoqëruar nga komanda manuale dhe mbështetje për formatin RAW, e bën këtë telefon të parezistueshëm për fotografët profesionalë.

v10-100631184-largeKamera e V10 është më e mira e vendosur në një telefon në realizimin e fotove në dritë së pakët. Për më tepër në pjesën frontale gjenden dy kamera përmes të cilave mund të realizoni selfie me kënd 80 por edhe 120 gradë.

Po edhe si telefon inteligjent ngelet një opsion i impresionues. Fuqizohet nga Snapdragon 808 shoqëruar nga 4GB RAM dhe bateri me kapacitet 3,000 mAh. Ekrani 5.7 inç ka rezolucion Quad. Nuk mungon as NFC e një skaner i shenjave të gishtërinjve.

Phableti më i mirë Android

Telefonët e mëdhenj jo gjithmonë janë më të mirët. Disa i preferojnë e ca të tjerë jo. Ky sektor ka qenë nën hegjemoninë e Samsung të paktën 3 vitet e fundit me linjën Galaxy Note. Dhe kjo hegjemoni do të vijojë edhe me 2015-tën dhe modelin Galaxy Note 5.

note5_9333-100609380-largePadyshim është phableti më i mirë që ka prodhuar kompania koreane gjer më sot. Ekrani 5.7 inç Super AMOLED është shpallur më i mirë implementuar në një telefon inteligjente. Proçesori Exynos tetë bërthamësh dhe 4GB RAM sigurojnë eksperiencë të paharrueshme me këtë telefon në aspektin e performancës. Ka edhe një laps S-Pen dhe një kamër vrasëse 16 megapiksel.

Tableti më i mirë Android

Edhe pse Pixel C erdhi me pritshmëria të larta, ky sektor dominohet nga Samsung me linjën Galaxy Tab S. Modelet e këtij viti janë dy: Galaxy Tab S2 8 inç dhe Galaxy Tab S2 9.7 inç.

tabs2_9781-100614733-large.idgeAto janë ndërtuar që të jenë më të mirët në botën Android. Fuqizohet nga një proçesor Exynos 5433 me frekuencë 1.9 Ghz shoqëruar nga 3GB RAM. Ekrani Super AMOLED është i mrekullueshëm.

Ora inteligjente më e mirë Android

Motorola Moto 360 është një ndër orët inteligjente më të mira. Por këtë herë titullin e meriton Huawei Watch.

2100-52Me proçesor Snapdragon 400, 512 MB RAM dhe ekran 1.4 inç AMOLED, Huawei Watch është ora inteligjente më e mirë në treg. Ora është e paisur me sensorë kardiak, bluetooth dhe Wi-Fi. (PCWorld Albanian)

Telefonët, tabletët dhe orët inteligjente më të mira Android të 2015-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)