Telefonët Nokia rikthehen në fillim të 2017-tës por me sistem operativ Android

Publikuar më: 01-12-2016

140123093721-lumia-nokia-smartphone-1024x576Pajisjet e para Nokia me Android janë të planifikuara që të debutojnë në fillimet e vitit që vjen.

Pasi deklaruan planet e tyre për të rikthyer tabletat dhe telefonat, që në maj, Nokia po jep më shumë detaje sot teksa por formalizon një marrëveshje licence me HMD Global.

Gjithashtu e bazuar në Finlandë, HDM Global është shtëpia e re e telefonave Nokia nën një marrëveshje licence që do të zgjatë për të paktën 10 vite.

Nokia po debuton telefona të ri në sajtin e tyre sot, duke shënuar kthimin e telefonave dhe tabletave nën markën Nokia pasi Microsoft bleu biznesin e tyre të telefonave dhe e vrau këtë emër të favor të telefonave të mençur Lumia.

Telefonat e parë të mençur Nokia të fuqizuar nga Android do të jenë të gatshëm në fillim të 2017, së bashku me telefona tipik të markës Nokia.

Nokia tashmë ka eksperimentuar me Android para blerjes nga Microsoft dhe pajisja e tyre e parë pas asaj marrëveshje ishte një mini klon iPad që funksiononte me Android.

Kthimi i telefonëve Nokia – edhe vetëm në markë – është një kthesë e çuditshme në historinë e Nokia dhe Microsoft të vuajtjeve për tu përshtatur me telefonat e mençur dhe iPhone-in e Apple. 

Do të na duhet të presim deri në vitin tjetër për të parë nëse këto telefona do të jenë në gjendje që të konkurrojnë me gjigandët aktual të telefonave të mençur. (PCWorld Albanian)

Telefonët Nokia rikthehen në fillim të 2017-tës por me sistem operativ Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)