Telefonët më të shitur në histori

Publikuar më: 07-08-2012

Kur bëhet fjalë për masivitet atëherë është logjike që më së miri shiten telefonat e lirë dhe ky nuk është rast vetëm në botën e telefonëve mobil por pothuajse për çdo artikull.

Megjithatë, në mënyrë që të ilustrohet më mirë ai masivitet PCWorld ka përpiluar listën e telefonëve më të shitur të të gjitha kohërave.

Në këtë listë gjenden pesë modele të pajisjeve Nokia të cilat me numrin e kopjeve të shitura kanë shënuar historinë e komunikimit mobil.

Vendi i parë bindshëm i takon modelit Nokia 1100 i cili në treg ishte në dispozicion prej vitit 2003 deri në vitin 2006, dhe gjatë asaj kohe është shitur në më shumë se 250 milionë copë.

Ky model kishte vetëm funksione themelore për thirrje dhe dërgimin të SMS-ve dhe ishte i “operuar” nga të gjitha karakteristikat e “avansuara”. Si shtesë kishte një llambë të mrekullueshme.

Modeli Nokia 1112 në treg arriti në vitin 2005 dhe u shit në më shumë se 150 milionë copë.

Me të njëtin numër të shitur është edhe Nokia 3210 edhe atë gjatë vitit 1999 dhe 2000 dhe është pajisja e parë GSM që është prodhuar pa antenë të jashtme dhe me mundësi të thjeshtë të ndërrimit të maskës së fytyrës.

Edhe një gjë interesante e përcjellë modelin Nokia 3210, e kjo është lënia jashtë e motorit të vibrimit i cili deri në atë kohë ishte i zakonshëm. Për më shumë, Nokia në brendësi e la një hapësirë për vënien e motorit të vibrimit i cili ka mundur të vihet ne mënyrë opcionale.

Modeli Nokia 5230 nga viti 2010 poashtu është shitur në 150 milionë copë. Mirëpo, këtu është fakti më interesant sepse bëhet fjalë për pajisje më të shtrenjtë. Nokia 5230 ishte e bazuar në sistemin Symbian dhe kishte ekran me prekje.

Modeli më i popullarizuar i Nokia i të gjitha kohëve është modeli legjendar 3310 dhe është i shitur në 136 milionë copë. Interesante, Nokia 3310 në kohën e vet ishte tepër i rëndë, mirëpo për shkak të cilësisë së ndërtimit dhe qëndrueshmërisë u bë modeli më i njohur në përgjithësi.

Modeli Motorola RAZR V3 atëbotë ishte modeli më i hollë dhe më i popullarizuar me hapje. Ky model u shit në më shumë se 130 milion copë. Ky model u prezantua në fund të vitit 2004 dhe u quajt si telefon i modës, kurse një vit pas prezantimit çmimi i tij u zbrit duke patur një shitje prej 50 milionë copë deri në qershor të vitit 2006. 

Poashtu mund të përmendim edhe disa modele që kanë pasur shitje më të vogla si: iPhone 3GS me 32 milionë copë, BlackBerry Pearl me 10 milionë, LG Chocolate me 15 milionë etj. (PCWorld Albanian)

Telefonët më të shitur në histori
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)