Telefonët inteligjentë më të mirë që mund të blini me ekrane nën 5.2 inç

Publikuar më: 18-11-2015

6000Ky vit ka folur i gjithi për botën e telefonëve inteligjent të cilët kanë sjellur risi në funksionalitet, dizajn dhe softuer. Por gjithashtu 2015-ta ka qenë viti i cili tregoi se telefonët më të mirë jo medoemos janë më të shtrenjtit e as telefonë të mirë janë ata që kanë ekran të mëdha.

Në këtë artikull do ti hedhim një sy 5 telefonë inteligjent më të mirë të rehatshëm për duart dhe xhepat.

 

2099Sony Xperia Z5 Compact

Ky telefon me ekran vetëm 4.6 inç padyshim është më i mirë në rangun e tij. Një skaner i shenjave të gishtërinjve fshihet nën butonin e ndezjes.

Kamera prej 23 megapiksel ka sensorin më të mirë aktualisht ndërtuar nga Sony për produktet mobile. Telefoni ofron mbështetje për kartat microSD dhe është rezistent ndaj ujit në thellësinë 1.5 m për 30 minuta.

Por karakteristika më unike e këtij telefoni është jetëgjatësia 3 ditore e baterisë. Ky është aktualisht telefoni inteligjent me jetëgjatësinë më të lartë.

Çmimi: 650 Euro

cf6de445-51a5-4923-bde3-9636b54751e5-620x372Samsung Galaxy S6

Galaxy S6 është telefoni i parë i Samsung i kësaj linje i cili karakterizohet nga një trup i unifikuar metalik. Me këtë telefon Samsung ndërmori një hap madhor në dizajn për të rivalizuar konkurrentët.

Galaxy S6 mbase mund të jetë telefoni inteligjent më i fuqishëm në treg në aspektin e performancës. Ka një kamër 16 megapiksel dhe ekran fantastik 5.1 inç me rezolucion 2K.

Skaneri i shenjave të gishtërinjve fshihet në butonin kryesor (Home) i cili shfrytëzohet për shkyçjen telefonit dhe realizimin e pagesave të aplikacioneve.

Çmimi: 550 Euro

2081cfd7-f238-4de2-85cf-09caff368cf5-620x372Apple iPhone 6S

iPhone 6S është versioni më i fundi i telefonëve të Apple me ekran prej 4.7 inç. I gjithë reklamimi sillet rreth ekranit me teknologjinë e prekjes “Force Touch” dhe kamerën 12 megapiksel e cila realizon foto live.

Dizajni është po i njëjti që gjendet tek modeli i vitit të shkuar. Proçesori është 70 % më i shpejtë. Skaneri i shenjave të gishtërinjve më fleksibël.

Zhgënjimi më i madh është bateria e cila është e paaftë të mbajtë telefoni në gjëndje funksionale as edhe për një ditë të vetme.

Çmimi: 750 Euro

3000Google Nexus 5X

Nexus 5X nuk është telefoni më i mirë i vitit i Google. Megjithatë ofron një harduer sensacional krahasuar me konkurrentët e të njëjtës kategori çmimi. Ka ekran 5.2 inç dhe është ndër telefonët e parë me Android 6.0 Marshmallow.

Vetë tleefoni është ndërtuar nga LG. Me Nexus 5X dhe Nexus 6P Google këtë vit vendosi standarte të reja tek skanerat e shenjave të gishtërinjve karakteristikë për shpejtësinë e tyre. Falë Android Marshmallow kryerja e pagesave tani realizohet edhe për këtij skaneri. Bateria e telefonit zgjat vetëm një ditë të vetme.

Kamera është ndër më të mira sot në një telefon inteligjent.

Çmimi: 450 Euro

2099 (1)Motorola Moto G 2015

Gjenerata e tretë e linjës Moto G nga Motorola padyshim është më e spikatura dhe ky telefon është më i miri në koston 250 dollar. Ka Android Stock, bateri që zgjat një ditë të tërë dhe dizajn të rehatshëm.

Moto G 2015 është rezistente ndaj ujit në 1 m thellësi prej 30 minuta falë standartit IP67. Kamera realizon foto mesatare ndërsa memorja e brendshme e telefoni mund të zgjerohet përmes kartave microSD.

Çmimi: 250 Euro

Telefonët inteligjentë më të mirë që mund të blini me ekrane nën 5.2 inç
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)