Telefonët inteligjentë, fundi i kamerave dixhitale?

Publikuar më: 13-09-2016

chartoftheday_5782_digital_camera_shipments_n“Kamera më e mirë është ajo që është gjithmonë me ju”. Kjo frazë, e thënë nga fotografi fitues i çmimeve Chase Jarvis, me shumë mundësi përshkruan më së mirë impaktin që kamerat e smartphone-ve kanë pasur dhe kanë në botën e fotografisë.

Kamera në telefonët tanë mund të jenë ende inferiore ndaj kamerave të dedikuara digjitale dhe veçanërisht kamerave SLR, por vazhdimisht po sofistikohen dhe kanë avantazhin e paçmueshëm që janë gjithmonë me ne.

Kur smartphonet e parë dolën në treg, industria e kamerave po shikonte shumë sukses. Në 2008, antarët e CIPA, një shoqatë e prodhuesve më të shquar në botë të kamerave, shitën pothuajse 120 milion kamera digjitale dhe me shumë mundësi nuk u shqetësuan shumë për konkurrencën që po vinte.

Në atë kohë kamerat e smartphone-ve ishin në cilësi shumë të ulët dhe aplikacionet si Instagram ose Snapchat nuk ekzistonin ende.

Në më pak se 10 vite, situata për industrinë e kamerave duket shumë ndryshe. Smartphonët u bënë shumë e më shumë të fuqishëm dhe gjithashtu edhe lentet dhe sensorët e ndërtuar to.

iPhone 7 ka dy sensorë kamere, duke i sjellë aftësitë e tij dhe më afër kamerave të sofistikuara SLR. Dhe grafiku i treguar tregon se industria e kamerave është në telashe serioze. (PCWorld Albanian)

Telefonët inteligjentë, fundi i kamerave dixhitale?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)