Telefonët e rinj të Google do të quhen Pixel X dhe Pixel XL

Publikuar më: 05-09-2016

ap_resizeNjë raport i ri nga Android Police hedh dritë mbi detaje të reja që rrethojnë pasardhësit e telefonëve të Google Nexus 5X dhe 6P. Sipas dy burimeve të sajtit të teknologjisë, telefonët me emrat e koduar Marlin dhe Sailfish do të emërtohen si Pixel dhe Pixel XL.

Pixel do të jetë modeli 5 inç Sailfish ndërsa Pixel XL do të jetë modeli 5.5 inç. Por cila është arsyeja e këtij ndryshimi dhe a do të thotë kjo se marka Nexus është e destinuar të eleminohet? Përgjigja e këtyre pyetjeve është e paqartë por edhe nëse telefonët e rinj do të marrin markën Pixel një produkt do të vijojë të jetojë, Nexus Player.

Google ka ndërtuar vetëm tre paisje me markën Pixel: Chromebook Pixel 1 dhe 2 si dhe tabletin Android Pixel C. Javën e kaluar Google njoftoi se nuk do të shesë më Chromebook Pixel 2 por tha se kjo markë do të jetojë.

Android Police e konfirmoi se prodhuesi i këtyre telefonëve edhe për këtë vit do të jetë një partner i Google, HTC. Ka ekzistuar disa spekulime se ky mund të jetë viti kur Google përveç dizajnit industrial dhe softuerit të prodhojë edhe harduerin çka do të përbënte telefonin e parë të gjigandit të motorit të kërkimit. Por sipas Android Police ky nuk ishte rasti.

Së fundit data e debutimit do të jetë 4 Tetori. Në lidhje me çmimin nuk ofrohen informacione por duke pasur parasysh koston e lartë dhe materialet premium të laptopëve Chromebook Pixel, telefonët mund të jenë super të shtrenjtë. (PCWorld Albanian)

Telefonët e rinj të Google do të quhen Pixel X dhe Pixel XL
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)