Telefonët BlackBerry 10 mund ti përkasin të kaluarës

Publikuar më: 11-04-2016

blackberrypassport2-100453135-largeNdërsa sistemi operativ BlackBerry 10 do të jetojë edhe për ca vite, harduerët bazuar në këtë platformë nuk kanë për të parë më dritën e diellit.

Duke folur për Gulf News dhe The National shefi ekzekutiv i BlackBerry Johen Chen u shpreh se kompania aktualisht nuk planifikon të prodhojë telefonë BlackBerry 10. Prodhuesi kanadez tani ka përqendruar të gjitha forcat në Android me objektivin për tu bërë prodhuesi me telefonët më të sigurtë Android.

Telefoni i parë Android i kompanisë u quajt Blackberry Priv dhe kushton 700 dollar. Në 2016-tën kompania planifikon të sjellë dy telefonë të rangut të mesëm. Ndërkaq statusi i BlackBerry 10 kishte ngelur i paqartë.

Në intervistën më të fundit të Chen ai ofroi një pamje të qartë të asaj që do të pasojë: “Ne do të mbështetim BlackBerry 10 për të paktën 2 vite duke qenë se shumë agjensi qeveritare në SHBA, Kanada, Britani dhe Gjermani e përdorin.” Ai tha se dy përditësime të softuerit po vinë këtë vit. Pas tyre, BlackBerry do të vlerësojë nivelin e sigurisë arritur në telefonët Android për të vulosur fatin e BB10.

“Nëse ja arrijmë të bëjmë Android-in po aq të sigurtë sa BlackBerry 10, e cila do të jetë e vështirë, atëherë të dy linjat do të shkrihen në një,” u shpreh Chen. (PCWorld Albanian)

Telefonët BlackBerry 10 mund ti përkasin të kaluarës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)