Telefonat Android ruajnë të dhënat dhe pas resetimit të tij

Publikuar më: 22-05-2015

android-phone-apps-100586733-large

Resetimi i telefonit përpara shitjes apo dhurimit është tashmë një ritual tradicional. Pasi e kanë bërë këtë, përdoruesit mendojnë se asnjë e dhënë e tyre nuk ruhet më në telefon. Por me sa duket qenkemi gabuar. Hulumtuesit kanë zbuluar se edhe pas resetimit ka shumë mundësi që një pjesë e të dhënave të përdoruesit të ruhen në telefon.

Përmes një testimi të disa smartfonëve Android të sistemeve operative të ndryshme, u mësua se është e mundur të aksesohen email-et, mesazhet, llogaritë apo të dhëna të tjera sensitive të përdoruesit. Kjo ndodh dhe pasi supozohet se nga telefoni është fshirë gjithcka dhe ai është kthyer në gjendjen e tij fillestare, si i sapodalë nga fabrika. Studimi u krye nga hulumtuesit Laurent Simon dhe Ross Anderson nga Universiteti i Cambridge. Ata përdorën për testim telefonat e përdorur të blerë në eBay nga periudha janar deri në maj të 2014. U përfshinë telefona të tipit Samsung, HTC, LG, Motorola dhe tre të linjës Nexus të Google.

Në 80% të rasteve, hulumtuesit ja dolën të rigjeneronin të gjitha të dhënat. Në këtë mënyrë ata aksesuan email-et e ish përdoruesit, kontaktet, mesazhet, thirrjet, llogaritë të tjera, fjalëkalimet e wi-fi etj. Në disa raste ata ja arritën të futeshin dhe në llogaritë e rrjeteve sociale si Facebook. E gjitha kjo tregon se ka akoma shumë punë për tu bërë në mënyrë që të dhënat e përdoruesit të jenë plotësisht të sigurta. Bazuar në rezultatet e studimit, arrihet në përfundimin se 500 milion pajisje nuk fshijnë plotësisht të dhënat të lidhura me sistemin operativ, ndëkrohë 600 milion pajisje mund të ruajnë një pjesë të përmbajtjes të mikro kartës SD edhe pasi përdoruesi i ka fshirë ato plotësisht. Zgjidhja e vetme është të përmisohet mekanizmi apo algoritmi që fshihet pas opsionit të fshirjes së të dhënave që ofron një telefon. Pavarësisht se ky studim mori vëmendjen e shumë mediave prestigjoze, Google akoma nuk ka një koment zyrtar për këtë vështje. (PC World Albanian)

Telefonat Android ruajnë të dhënat dhe pas resetimit të tij
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)