Analiza

Teknologjia Dixhitale: Si mund të na ndihmojë drejt një jete më të shëndetshme?

Sep 8 2015
0 Shpërndarje
Teknologjia Dixhitale: Si mund të na ndihmojë drejt një jete më të shëndetshme?

Andrus_Ansip_1195Andrus Ansip – Komisioner Europian

Teknologjitë dixhitale janë çelësi drejt një jete më të shëndetshme duke kontribuar në kujdes shëndetësor më të mirë për pacientët. Europa mund të bëjë më shumë në këtë drejtim duke ndihmuar në zhvillimin e teknoogjisë së informacionit. Kështu secili prej nesh, çfarëdo moshe qofshi do ta keni më të lehtë të menaxhoni shëndetin dhe cilësinë e jetës suaj.

Vitet e fundit, qytetarët europian po jetojnë më gjatë sesa zakonisht. Ndërsa ky është një sinjal i mirë për të gjithë ne, plakja është një nga sfidat më të mëdha sociale dhe ekonomike të shekullit 21.

Deri më 2025 më shumë se 20 % e qytetarëve Europian do të kenë moshën 65 vjeç ose më shumë. Duke qenë se individë të ndryshëm kanë nevoja të ndryshme shëndetësore, sistemet kombëtare të shëndetit duhet të adaptohen në mënyrë që të ofrojnë kujdesin e duhur shëndetësor dhe më të përballueshëm ekonomikisht.

Në të njëjtën kohë këto sisteme duhet të integrojnë avancimet më të fundit në mjekësi duke qëndruar njëkohësisht stabil financiarisht. Kjo nuk është një balancë e lehtë për tu ruajtur sepse kostoja e shëndetit dhe kujdesit social janë dy sektor madhorë kur bëhet fjalë për shpenzimet publike. Kjo fature po rritet çdo ditë.

Unë besoj se ne mund të bëjmë më shumë për shfrytëzimin e duhur të teknologjisë së informacionit sepse kështu Europianët e të gjitha moshave mund të menaxhojnë shëndetin dhe cilësinë e tyre të jetës në çdo vend.

Kujdesi shëndetësor në Europë çalon virtualisht ndërkaq çdo sektor tjetër po përqafon përfitimet që të ofron teknologjia. Nga ana tjetër është mëse e qartë se aplikacionet IT mund të revolucionarizojë kujdesin shëndetësor. Njëkohësisht shumë mundësi që ofron IT mund të aplikohet tek kujdesi shëndetësor duke provuar dobishmërinë e tyre.

Estoni, përshembull, sistemi i kujdesit shëndetësor është transformuar nga teknologjia. Ja disa shembuj:

–   e-Receta jo vetëm që heqin nevojën e përdorimit të letrës nëpër spitale dhe farmaci por gjithashtu ofrojnë përshkrime dhe analiza të qarta të ilaçeve. Pothuaj të gjitha recetat aktualisht në këtë shtet janë elektronike.

–   Regjistri elektronik i shëndetit integron të dhënat nga spitale të ndryshme për të krijuar rrethana të përshtatshme të gjëndjes shëndetësore për çdo pacient.

Çdo qytetar në Estoni përfiton nga këto lehtësi që fillojnë nga aksesi gjer tek kursimi. Është një inciativë e të gjithëve: Doktorëve, pacientëve, spitaleve dhe qeverisë. Prandaj një sistem kombëtar shëndetësor bazuar në teknologji (eHealth) është i arritshëm dhe aktualisht është demostruar edhe në shtete dhe rajone të tjera Europiane.

Por gjer më sot, potenciali që zotëron eHealth nuk është ezauruar terësisht në tregun e vetëm dixhital Europian.

Një arsye është mungesa e përshtatshmërisë dhe standarteve të përbashkëta veçanërisht që kur më shumë e më shumë qytetarë, produkte dhe shërbime shëndetësore po kalojnë kufinjtë Europianë duke u shtrirë në vende me sisteme ndryshe shëndetësore të cilat e kanë të vështirë të kuptohen me njëra tjetrën.

Rezultati: Një treg i shpërndarë dhe i përçarë në mesin e Europës. Kjo përkthehet në kosto më të lartë dhe vonesa në shërbim madje dhe shërbim pa plota.

Një pjesë specifike e eHealth është mobile health ose siç njihet ndryshe mHealth. Ky sektor mbulon praktikat shëndetësore të ofruara nga paisjet mobile. Ka një potencial të lartë në këtë mes dhe tregu global i mHealth po zgjerohet çdo ditë duke ofruar një mundësi të artë për bizneset Europiane.

Dy vite më parë ky treg kishte vlerën e 6.3 miliard dollarëve. Kjo shifër do të trefishohet deri më 2018-tën. Qytetarët po përdorin paisjet e tyre mobile më shumë sesa një kompjuter për të aksesuar përmbajtjet online. Pavarësisht kësaj, të dhënat shëndetësore që grumbullohen nga disa aplikacione nuk po inkorporohen në kujdesin shëndetësor publik.

Pjesë e këtij problemi është ndërgjegjësimi dhe pikërisht për këtë janë ndërtuar aktivitete të tilla si mHealth Grand Tour me një rëndësie të madhe. Është një garë çiklistike dhe përmban një sfidë unike që zgjat 9 ditë. Ky aktivitet është i hapur vetëm për diabetikët e Tipit 1 dhe 2 të cilët do të udhëtojnë përmes disa pjesëve më të bukura të Europës si Brukseli dhe Gjeneva.

Ata shoqërohen nga një ekip monitorues me trajnerë mjekësore të cilët tregojnë rëndësinë që bartin produktet mHealth në trajtimin e sëmundjes në fjalë. Por ka edhe probleme të tjera që kanë nevojë për trajtim.

Natyrisht dhe nuk kam asnjë dyshim që teknologjia dixhitale është çelësi i një shëndeti më të mirë dhe jete më cilësore. Këto teknologji mund të ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të sistemeve shëndetësore. Gjithashtu përfaqëson një treg premtues në industrinë Europiane duke gjeneruar vende pune dhe rritje ekonomike përmes kombinimit të sektorëve të ICT-së, paisjeve mjekësore, farmaceutikës, bioteknologjisë dhe kujdesit shëndetësor.

Më e rëndësishmja mund të përmirësojë cilësinë e jetëve të miliona Europianëve . (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>