TechCrunch bie viktimë e grupit të shquar të hakerave, OurMine

Publikuar më: 27-07-2016

3248Webfaqja e njohur e teknologjisë TechCrunch ka rezultuar të jetë viktima më e fundit e grupit të hakerave OurMine.

Ditën e djeshme pasi mori nën kontroll publikimin i cili realizohej përmes sistemit të menaxhimit të WordPress, OurMine Security publikoi një mesazh: “Përshëndetje, mos u shqetësoni thjesht po testonim sigurinë e techcrunch, nuk kemi ndryshuar asnjë fjalëkalim, ju lutemi na kontaktoni.” Postimi u vendos në krye të faqes dhe u promovua në formën e një baneri në ngjyrë të kuqe.

Sulmi ndaj uebfaqes së teknologjisë vjen menjëherë pas disa kompromentimeve të profilit të lartë nga OurMine ku spikatën llogaritë në rrjete sociale të shefit ekzekutiv të Twitter Jack Dorsey, shefit ekzekutiv të Facebook Mark Zuckerberg dhe shefit të Google Sundar Pichai.

Javën e kaluar u realizua një sulm DDos ndaj serverave të Pokemon GO përgjegjësinë e të cilit e mori OurMine. Sulmi ndaj TechCrunch ka rezultua me kompromentimin e llogarisë së një kontributori dhe jo përmes sistemit të WordPress. TechCrunch nuk ka bërë akoma ndonjë koment lidhur me ngjarjen. (PCWorld Albanian)

TechCrunch bie viktimë e grupit të shquar të hakerave, OurMine
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)