Të Premten Pichai, Vestager dhe Oetinger takim në Bruksel për Android-in

Publikuar më: 17-11-2016

Google CEO Sundar Pichai speaks during the presentation of new Google hardware in San Francisco, California, U.S. October 4, 2016. REUTERS/Beck Diefenbach

Shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të Google, Alphabet, do të takohet ditën e Premte me Komisioneren e konkurrencës Margaret Vestager dhe Komisionerin Europian për Shoqërinë dhe Ekonominë Dixhitale Gunter Oetinger konfirmuan autoritetet e unionit.

Sundar Pichai vjen në një tur disa ditor në Europë ku do të takohet me drejtuesit e lartë të Unionit pas deklaratave të javës së kaluar nga Këshilltari i Përgjithshëm i Google se sistemi operativ Android ndihmon konkurrencë dhe nuk e dëmton siç pretendon KE-ja.

Gjigandi i motorit të kërkimit refuzoi të gjitha akuzat e Komisionit Europian përpiluar gjatë muajit Maj të këtij viti. Gjasat janë që Google të ndryshojë praktikat e biznesit ose të përballet me sanksione financiare.

Është çështja Android ajo e cila përbën rrezik për Google duke qenë se është një nga bizneset më fitimprurëse. Përllogaritet se fitimi nga Android ka kapur shifrat e 22 miliard dollarëve që nga debutimi në 2008-tën thoshte një avokat i Oracle.

Hera e fundit që Pichat, Vestager dhe Oetinger janë takuar është muaji Shkurt. Vizita e tij e cila ka filluar me Londrën shënoi hapjen e një hubi teknologjik në kryeqytetin Britanik. (PCWorld Albanian)

Të Premten Pichai, Vestager dhe Oetinger takim në Bruksel për Android-in
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)