Të paktën 7 raste të shpërthimit të modeleve të zëvendësuara Galaxy Note 7, Samsung ndalon prodhimin

Publikuar më: 10-10-2016

800samsung-phone-2-800x450Samsung vijon të përballet me probleme serioze me Galaxy Note 7-tën. Pas një fushate globale për tërheqjen e modeleve me bateri defektive kompania filloi ti zëvendësojë. Megjithatë edhe pas zëvendësimit raporte të shumta thonë se Galaxy Note 7 vijon të shpërthejë në flakë.

Gjatë fundjavës u raportuan të paktën 7 raste dhe 6 prej tyre ishin modele të zëvendësuara. Përveç shpërthimi gjatë një fluturimi të kompanisë ajrore amerikane Southwest, një Galaxy Note 7 dogji duart e një 13 vjeçari në Minesota, shpërtheu në xhepin e një femre në Tajvan, përfundoi në tym në Kentaki, u kap në flakë në një stadium dhe fastfood në Korenë e Jugut.

Agjensia Koreane e lajmeve, Yonhap News raportoi se Samsung ka ndaluar prodhimin e Note 7-tës dhe së shpejti pritet të kemi një raport zyrtar rreth problemit.

Me kaq shumë raportime nuk është e vështirë të arrijmë në konkluzionin se Galaxy Note 7 është një telefon i rrezikshëm. Kompani të shumta telekomunikacioni kanë filluar tërheqjen për herë të dytë të telefonëve. Nëse keni një Galaxy Note 7 bëni mirë ta riktheni. (PCWorld Albanian)

Të paktën 7 raste të shpërthimit të modeleve të zëvendësuara Galaxy Note 7, Samsung ndalon prodhimin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)