Të Marten në Protik, Digital Transformation TALK: Një takim plot inspirim me Michael Kogeler

Publikuar më: 01-12-2016

15304433_1122409124543483_2964674407132634417_o

Një mundësi e artë inspirimi dhe motivimi për të mos u humbur nga inovatorët, studentët, sipërmarrësit e rinj dhe entuziastët e teknologjisë do të jetë takimi “Digital Transformation TALK” që do të mbahet më datë 6 Dhjetor në Qendrën PROTIK.

Organizuar nga Microsoft në bashkëpunim me ICTSmedia dhe Protik, në këtë takim do të nderojë me pjesërmarrjen e tij, z. Michael Kogeler, Menaxher i Përgjithshëm për 15 Shtete të Europës Qëndrore dhe Lindore pranë Microsoft i cili vjen në Shqipëri në kuadër të konferencës “Education Digital Transformation” organizuar nga Microsoft.

Konferenca me temë kryesore transformimin dixhital të edukimit, e cila mbahet në të njëjtën ditë, do të shpalosë dhe prezantojë disa prej projekteve më të rëndësishme në sektorin e edukimit në Shqipëri si dhe mundësitë për përmirësim duke vënë në shfrytëzim teknologjinë së informacionit.

Duke sjellur në vëmendje rëndësinë e transformimit dixhital konferenca do të trajtojë tematika si Përshpejtimi i Rritjes Ekonomike dhe Mbështetja e Fuqisë Punëtore përmes Programeve Edukative të Microsoft, Përfshirja në Dixhitalizim dhe Përfitimet e Shoqërisë dhe Transformimi në Edukim nëpërmjet Partneriteve mes Palëve të Interesit.

Kogeler ka një eksperiencë mëse 24 vjeçare në lidership dhe menaxhim të përgjithshëm në nivel ekzekutivi dhe bordi drejtues.

Ai është gjithashtu një folës motivues, një arsye më tepër të mos e humbur takimin e të Martes ku përveç diskutimeve rreth teknologjisë dhe projekteve inovative, do të keni shansin të flisni rreth trendeve globale, transformimit dixhital dhe sipërmarrjes.

Bëhuni pjesë e këtij takimi për të mësuar më shumë rreth transformimit dixhital që po pëson bota sot dhe mësoni sesi edhe ju të bëheni pjesë e saj me kontributin tuaj.

Regjistrimet për tu bërë pjesë e këtij takimi realizohen përmes dërgimit të një e-mail-i në postën elektronike info@protik.org. Takimi fillon në 17:30 deri në ora 19:00 pranë Qendrës Protik në Rruga ‘Papa Gjon Pali II’, Nr.3, Kati i dytë.

Gjithashtu për më shumë informacion apo detaje ju ftojmë të ndiqni faqen e evenimentit të PROTIK në rrjetin social Facebook

Të Marten në Protik, Digital Transformation TALK: Një takim plot inspirim me Michael Kogeler
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)