Të gjithë mund të testojnë Skype Translator! I disponueshëm në formën e një aplikacioni në fazë beta

Publikuar më: 14-05-2015

skype-logo-open-graph-100272883-large

Skype Translator i Microsoft duket së është një hap më pranë nesh. Kompania ka bërë të disponueshme paraqitjen paraprake të kësaj vegle e cila bën përkthim në kohë reale. Ashtu siç kompania deklaroi ditën e Marte, aplikacioni beta është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Windows 8.1 dhe versionit eksperimental të Windows 10. Këta përdorues mund të shkarkojnë aplikacionin pa qënë nevoja për tu regjistruar dhe pritur.

skype-translator-100584779-large

Nëse ju doni të bëni një bisedë më një të huaj dhe doni që ajo të përkthehet në kohë reale, mjafton të shkarkoni aplikacionin në Windows Store. Microsoft premton se aplikacioni do të funksionojë me çdo përdorues të Skype. Translator mund të përkthejë gjithashtu bisedat e shkruara në më shumë se 5 gjuhë. Aplikacioni i ri është tepër i ngjashëm në pamje të parë me ndërfaqen e Skype. Vetëm se tanimë poshtë çdo kontakti do t’ju shfaqet butoni i përkthimit. Duhet të përmendim se Translator nuk do të njohë automatikisht gjuhën e folësit tuaj, jeni ju ai që duhet të përcaktoni gjuhën e çdo personi me të cilin flisni dhe shkëmbeni mesazhe.

Fakti se Skype Translator ekziston dhe është më pranë se kurrë publikut, është një avantazh i madh përsa i përket komunikimit online. Përkthimi në kohë reale ka qënë për shumë kohë një dëshirë e parealizuar e ekspertëve të teknologjisë, por pse jo dhe e përdoruesve. Tani erdhi koha që dëshira e tyre të bëhet realitet dhe kjo u bë e mundur nga Microsoft. (PC World Albanian)

Të gjithë mund të testojnë Skype Translator! I disponueshëm në formën e një aplikacioni në fazë beta
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)