Të gjitha uebsajtet pa HTTPs do të cilësohen të pasigurta nga Google

Publikuar më: 09-09-2016

internet1-100649339-largeDuke filluar nga Janari i 2017, shfletuesi Chrome i Google do të fillojë të shënojë disa uebsajte që nuk përdorin enkriptimin e rrjetit si “Jo të sigurta” – hapi i parë në planin e Google për të turpëruar të gjitha sajtet që nuk përdorin enkriptimin.
Në vitet e fundit rrjeti ka parë rritje të jashtëzakonshme në numrin e uebsajteve që përdorin enkriptim, i cili paraqitet me ikonën e një dryri jeshil ngjitur me adresën e faqes dhe me një “s” të shtuar në fund të HTTP. 

Rritja e përdorimit të enkriptimit të rrjetit HTTPs ka qenë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të përmirësuar sigurinë dhe privatësinë në rrjet.
Në fillim të këtij viti, Google la të kuptohet – pa e thënë zyrtarisht – se do të shënonte të gjitha uebsajtet e pa enkriptuara si të pasigurta, siç raportoi Motherboard. Të enjten, Google zyrtarisht deklaroi planin e tij anti-HTTP.

Kompania nuk do ti turpëroj të gjitha uebsitet e paenkriptuara menjëherë, por do të fillojë vetëm me faqet HTTP që  i kërkojnë përdoruesve fjalëkalime dhe karta krediti. Këto do të shënohen si  të “Pa sigurta” në shiritin e adresës të Chrome.

Ky ndryshim vjen gradualisht pasi Google frikësohet se nëse i shënon të gjitha menjëherë, lajmërimi i “Pa sigurtë” do të bëhet kaq i shpeshtë sa do të fillojë të injorohet nga përdoruesit. Por plani i Google është që në të ardhmen ti bllokojë të gjitha këto uebsajte.
Google do ti nisë lajmërim të gjitha faqeve HTTP një paralajmërim që të ndryshojnë në HTTPs, që të mos kapen të pa përgatitur nga ky ndryshim. (PCWorld Albanian)

Të gjitha uebsajtet pa HTTPs do të cilësohen të pasigurta nga Google
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)