Të gjitha makinat Tesla që do të prodhohen që tani e tutje do të kenë teknologji vetëdrejtimi

Publikuar më: 20-10-2016

ap_2_headerMakinat vetë drejtuese do të luajnë një rol të rëndësishëm për të përmirësuar sigurinë e transportit dhe për të përshpejtuar tranzicionin e botës në një të ardhme më të qëndrueshme.

Autonomia e plotë do të lejojë një makinë Tesla që të jetë më e sigurt se një shofer, të ketë kosto më të ulët transporti për ato që kanë një makinë dhe të mundësojë lëvizshmëri me çmime më të ulëta për ato që nuk kanë një makine.

Tek Tesla janë të emocionuar sepse duke nga dita e djeshme të gjitha makinat e prodhuara në fabrikën e tyre – duke përfshirë modelin 3 – do të kenë harduerin e nevojshëm për aftësi të plota vetëdrejtuese në një nivel sigurie më të madh se sa një njeri.

Tetë kamera përreth makinës mundësojnë një pamje prej 360 gradësh deri në një rreze prej 250 metër. 12 sensorë ultrasonik plotësojnë shikimin,  duke lejuar për një detektim të objekteve të forta dhe të buta në pothuajse dyfishin e distancës të sistemit të mëparshëm.

Një radar në pjesën ballore të makinës me procesim të përforcuar do të mundësojë të dhëna shtesë rreth botës në një gjatësi vale që mund të mos merret më parasysh, i aftë që të shikojë përmes rrebeshit, mjegullës, pluhurit dhe madje edhe përmes makinës që është para.

Për tu dhënë jetë të gjithë këtyre të dhënave, një kompjuter me 40 herë më shumë fuqi kompjuterike se sa brezi i mëparshëm vë në punë rrjetin neural të zhvilluar nga Tesla përpunon pamjen, zhurmat, dhe të dhënat GPS. Ky sistem mundëson një shikim të botës që një shofer i vetëm nuk mundet ta ketë, duke parë në çdo drejtim njëkohësisht dhe në gjatësi vale që shkojnë përtej aftësisë të syrit njerëzor.

Kjo është një video e një makine Tesla që bën të gjithë rrugën në mënyrë autonome. Personi në vendin e shoferit është aty vetëm për shkak të detyrimeve ligjore dhe nuk ka asnjë bashkëveprim me makinën. (PCWorld Albanian)

Të gjitha makinat Tesla që do të prodhohen që tani e tutje do të kenë teknologji vetëdrejtimi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)