Të Enjten rikthehet Startup Grind Tirana, i ftuar Julien Coustaury

Publikuar më: 13-09-2016

14311341_1033334843447600_3474964679747398093_oE Enjtja e 15 Shtatorit do të shënojë rikthimin e takimeve të komunitetit të shquar të startupeve, Startup Grind Tirana me takimin 17-të që nga starti kësaj nisme në Vjeshtën e 2014-tës.

Pas një pauze dy mujore e cila filloi me edicionin e dytë të Startup Summer Party në muajin Korrik, Startup Grind rikthen entuziasmin e komunitetit me të ftuarin e radhës Julien Coustaury, partner drejtues pranë Fil Rouge Capital.

Me një eksperiencë 20 vjeçare kryesisht në nivele të larta drejtimi, Coustaury ka punuar në më shumë se 80 Shtete përgjatë pesë kontinenteve. Julien është bashkëthemelues dhe sipërmarrës në ABC Accelerator në Slloveni.

Julien ka investuar në më shumë se 70 startupe me fokus të veçantë në softuerin B2C. Aktualisht ai shërben në bordin e Symvaro, H20pal dhe Europronet dhe mban një diplomë master në inxhinieri telekomunikacionit.

Takimi do të drejtohet nga Endri Mataj dhe do të mbahet të enjten në ora 17:30 – 20:30 pranë Ofiçina në Institutin Harry Fultz. Axhenda e takimit fillon me rrjetëzim dhe ushqim në ora 17:30 më pas do të pasojë biseda me Julien Coustaury në 18:30 dhe përmbyllja me një tjetër rrjetëzim në ora 19:30.

ICTSmedia vjen si partner tradicional mediatik i takimeve frymëzuese të Startup Grind Tirana me mediumin online të teknologjisë së informacionit, PCWorld Albanian.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit. Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. (PCWorld Albanian)

Të Enjten rikthehet Startup Grind Tirana, i ftuar Julien Coustaury
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)