7 sisteme të automatizuara softuerësh konkurrojnë të enjten për një çmim 2 milion dollarësh

Publikuar më: 03-08-2016

indexKëtë të enjte, shtatë ekipe kërkuesish do të përballen në një sfidë hakimi live, ku do të konkurrojnë për një çmim 2 milion dollarësh. Kjo sfidë është ndryshe për faktin se konkurrentët nuk do të jenë njerëz por softuer eksperimentalë që hakojnë, arnojnë dhe mbrojnë rrjete pa ndërhyrjen e njeriut.

Është fundi i një projekti 3-vjeçar të DARPA, grupi kërkimor eksperimental ushtarak i cili bëri të mundur motoçikletat e që smund të gjurmohen, dronët e shpejtësisë të lartë të vet pilotuar, dhe internetin. Kjo garë  është një nga sfidat më të mëdha të DARPA, dukei ngarkuar kërkuesit të ndërtojnë robotë të aftë të ecin në rrugë krahas pengesave dhe makina në qarkullim.

Sfida e të enjtes merr përsipër diçka e cila është akoma edhe më ambicioze: softuerë që vetëmbrohen. Secili nga shtatë sistemet do të përpiqet të zbulojë dobësi, të zhvillojë shfrytëzues(exploit), të arnojë – kjo një ditë normale pune e një kërkuesi të sigurisë. Kompjuterët nuk e kanë bërë kurrë më parë këtë gjë dhe ende nuk është e qartë nëse është e mundur.

Detajet e konkursit nuk janë dhënë ende dhe ngelen të fshehta. Organizatorët e sfidës kanë ndërtuar softuer krejtësisht të rinj dhe kanë shkruar një seri programesh për ekipet që të do të testojnë. Qëllimi është shfrytëzimi i dobësive në sistemin e kundërshtarit pa rënë viktimë e tij. (PCWorld Albanian)

7 sisteme të automatizuara softuerësh konkurrojnë të enjten për një çmim 2 milion dollarësh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)