Taskk, aplikacion për menaxhim të kohës dhe detyrave

Publikuar më: 09-07-2012
Taskk, aplikacion për menaxhim të kohës dhe detyrave

Taskk është një aplikacion i ri që zgjidh problemin e zakonshëm gjatë përpjekjeve për të kuptuar se çfarë të bëni. Jepjani çdo detyrë në kohë të caktuar dhe radhisni ato sipas prioritetit dhe Taskk do të vendos një plan të veprimit të bazuar në atë se sa kohë keni ju.

Ky aplikacion Uebi ofron të gjitha veçoritë që ju nevojiten në një aplikacion “to-do”, duke përfshirë listat e shumta, shpërndarjen dhe njoftimin me email (kjo agjendë ditore është mjaft e dobishme, duke treguar se sa orë ju duhet të punoni sot dhe cilat janë detyrat që i keni caktuar paraprakisht). Vlerësimi i detyrave bëhet mjaft thjeshtë: vendosni ato poshtë ose sipër listës për të treguar prioritetin e tyre.

Planifikuesi është veçoria kryesore e Taskk. Kur të shtoni një detyrë, ju jeni të detyruar që të mendoni për kohën që do të marrë ajo punë. Pastaj caktoni numrin e orëve që keni për t’u marrë me detyrat e juaja çdo ditë dhe Taskk do të planifikoj ditët tuaja bazuar në atë se sa kohë merr çdo detyrë, cila ka prioritetin më të lartë dhe sa punë duhet të kryeni me të.

Taskk është aktualisht është në versionin testues beta dhe mund të përdoret vetëm nga njerëzit që kanë marrë ftesa. (PCWorld Albanian)

Taskk, aplikacion për menaxhim të kohës dhe detyrave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)