Tanimë ju mund të përdorni Facebook Messenger dhe pa një llogari në Facebook

Publikuar më: 25-06-2015

messenger-sign-up-android_TA-1024x694Duke filluar që nga dita e sotme, Facebook po ju jep një tjetër mundësi atyre përdoruesve që nuk kanë një llogari në këtë rrjet social. Ata do mund të përdorin aplikacionin e shkëmbimit të mesazheve Facebook Messenger dhe nëse nuk kanë një profil në Facebook. Për më tepër atyre as nuk u duhet një adresë email-i.

Messenger do t’ju kërkojë të regjistrohen vetëm duke përdorur emrin, mbiemrin, një numër telefoni dhe një foto. Me anë të kësaj risie, tani më shumë përdorues do të kenë mundësi të bëhen pjesë e eksperiencës që ofron Messenger si një platform.

Këta përdorues do të shkëmbejnë mesazhe, foto, video, të luajnë lojra, të bisedojnë në grup apo të kryejnë dhe biseda me video me miqtë e tyre, ashtu si dhe ata që kanë tashmë një profil të tyrin në Facebook. Messenger është shëndrruar në një aplikacion tepër të rëndësishëm komunikimi. Ky aplikacion tanimë ka plot 700 milion përdorues aktiv mujor por ky përditësim pritet ta rrisë akoma më shumë këtë shifër. Aktualisht përditësimi është i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Peru dhe Venezuelë por shumë shpejt ai do të mbërrijë tek të gjithë fansat e Messenger në mbarë botën. (PC World Albanian)

Tanimë ju mund të përdorni Facebook Messenger dhe pa një llogari në Facebook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)