Talent Garden përfiton 12 milion Euro investim për të zgjeruar prezencën në Europë

Publikuar më: 18-11-2016

talentgarden1Ekzistojnë pafund ambiente të përbashkëta pune, por ndërkohë që ato të tipit WeWork dhe TechHub fokusohen në qytetet madhore, të tjerë kanë zbuluar hapësirë produktive edhe në vendet në zhvillim.

I tillë është rasti i Talent Garden i cili së fundi ka përfituar një investim prej 12 milion euro nga Endeavor Catalyst, 500Startups dhe banka më e madhe e investimeve në Itali, Tamburi Investment Partners.

Fondet do të përdoren për tu zgjeruar në Evropë, me Britaninë dhe Republikën e Irlandës në shikimin e rrjetit të ambienteve të përbashkëta të punës. Modeli i zgjerimit fokusohet në “qytet në zhvillim” në Veri dhe Lindje të Evropës.

“Një raund investimi që sjell 12 milionë euro për të financuar ekspansionin europian të një modeli biznes ngritur në vetëm pak vite, është për t’u përshëndetur e përgëzuar në çdo drejtim. Si pjesë e rrjetit Talent Garden, kjo arritje na gëzon,”  u shpreh drejtoresha e Talent Garden në Shqipëri, Lindita Komani, për redaksinë e PCWA.

E themeluar në Brescia – një qytet i vogël në Italinë e Veriut – Talent Garden ka shpërndarë rrjetin e tij mes një numri qytetesh Evropiane në pesë vitet e fundit.

Në fillim të këtij viti Talent Garden hapi dyert për komunitetin shqiptar të ICT-së ku u mbajtën takimet e ngjarje të rëndësishme që nga Startup Grind Tirana madje edhe një takim në kuadër të edicionit të katërt të Albanian ICT Awards.

Lidhur me mbërritën e kësaj nisme në Shqipëri, zonja Komani tha: “Përtej rasteve të veçantë të investimit direkt të Talent Garden në ekspansion, modeli i biznesit për ekspansionin deri më sot ka qenë përgjithësisht i bazuar në kontrata françize që lidhen me investues të cilët marrin përsipër zhvillimin në nivel lokal të Talent Garden.”

Në realitet do të thotë se ka shkuar në një grumbull qytetesh Italiane në të cilët është e lirë të operosh, gjithashtu në qytete si Tirana , Shqipëri dhe Bucharest, Rumani. 

“Në rastin e Shqipërisë, investuesi LocalEyes me vendimin për të sjellë modelin Talent Garden që shkonte përtej thjesht interesit të fitimit si biznes, mori përsipër një rrezik që investues të tjerë privatë në Tiranë nuk e kanë marrë ende në këto përmasa,” tha zonja Komani.

Sot Talent Garden numëron 17 komplekse, duke mbuluar 1,500 profesionistë përgjatë pesë vendeve Evropiane (Itali, Shqipëri, Spanjë, Rumani, dhe Lituani) me vende të reja që po hapen në zonat DACH, Francë dhe më shumë komplekse në Spanjë.

Ato gjithashtu operojnë një “Shkollë Inovimit TAG” program edukimi i cili fokusohet në kodimin, UX, Ecommerce etj. (PCWorld Albanian)

Talent Garden përfiton 12 milion Euro investim për të zgjeruar prezencën në Europë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)