Takimi i radhës i Startup Grind vjen me të ftuar bashkëthemeluesin e Rocket Fiber, Edi Demaj

Publikuar më: 16-11-2016

14993433_1092308024216948_8836237338019299730_nNë takimin e fundit të Startup Grind, i ftuar ishte Nobelist në Kimi Prof. Dan Shechtman për komunitetin e shquar të ICT-së në Shqipëri.

Takimi i radhës i Startup Grind vjen e Mërkure të datës 16 Nëntor në ora 18:00 me të ftuar një sipërmarrës Shqiptar.

Edi Demaj, bashkëthemelues i Rocket fiber një kompani interneti gigabit, IPTV-je dhe telefonie fikse, sjell eksperiencat e tij për komunitetin e Startup Grind në Tiranë.

Vizioni i tij me Rocket Fiber ka kontribuar në ngushtimin e hendekut mes teknologjisë dhe produktit. Rocket Fiber sot është rritur në 50 anëtarë dhe vijon zgjerimin e rrjetit të tij.

iziSurvey dhe REOZOM janë dy prej kompanive të tjera ku Edi është bashkëthemelues. Ai shërben edhe si partner pranë Gjirafa.com, motori i parë i kërkimit në gjuhën shqipe.

Ky është takimi i tretë për sezonin e dytë të 2016-tës të Startup Grind i cili startoi gjatë Shtatorit me të ftuar Julien Coustaury.

Axhenda e takimit është si mëposhtë:

  • 18:00 Rrjetëzim dhe Ushqim
  • 19:00 Bisedë me Edin
  • 20:00 Rrjetëzim

Takim mbahet pranë Qendrës Protik dhe moderohet nga Gerti Boshnjaku, CEO dhe themelues i News Media Communication dhe revistës së njohur të biznesit në Shqipëri, Bussines Magazine Albania dhe Aneida Bajraktari një personazh nga bota e financës dhe drejtësisë me një pasion të hekurt në inovacion dhe zhvillim komunitar.

ICTSmedia vjen si partner tradicional mediatik i takimeve frymëzuese të Startup Grind Tirana me mediumin online të teknologjisë së informacionit, PCWorld Albanian.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit.

Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. (PCWorld Albanian)

Takimi i radhës i Startup Grind vjen me të ftuar bashkëthemeluesin e Rocket Fiber, Edi Demaj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)