Takimi i parë i 2016-tës i Startup Grind Tirana me të ftuar Presidentin e A.S.G Group, Gazmend Haxhia

Publikuar më: 11-01-2016

12074633_823708821076871_6835714476260641529_nMë 28 Janar në komunitetin shqiptar të Startup Grind vjen Gazmend Haxhia, President pranë A.S.G Group. Në dy takimet e fundit të ftuar ishin Genci Likoskëndaj, themelues i Tetra Solutions dhe Renis Tërshana, themelues i R&T Group.

Një sipërmarrës i cili themeloi plot 11 kompani, Gazmend Haxhia aktualisht menaxhon gjashtë prej tyre. Ai bart një diplomë universitare nga Universiteti i Tiranës dhe një diplomë Master nga Universitetit i Kolumbias në degën e Biznesit dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare.

Edukimin e tij ai e vazhdoi edhe në IEDC të Sllovenisë, në Shkollën e biznesit INSEAD në Francë, në Universitetin e Harduardit në SHBA, në Shkollën e Biznesit në Londër. Aktualisht ai është aksioner në OPEL Noshi, në Avis Rent-A Car Albania, Budget Rent A Car Albania, Albania Experience, Universitetin Polis dhe aktualisht ndjek të tjera mundësi sipërmarrjeje në Shqipëri dhe rajon.

 

10606105_871703959610690_8525827766527688230_nAi është një anëtar aktiv i Organizatës së Presidentëve të Rinj që nga 2008-ta dhe në të njëjtin vit ai është përzgjedhur si Lider Global i të Rinjve të Samitit Botëror Ekonomik të Davosit. Ai është anëtar në disa bode drejtuese përfshi edhe Universitetin Amerikan në Kosovë, Këshillin Konsultativ të Biznesit, CEEMAN dhe në të kalurën ka qenë pjesë edhe e bordit konsultativ të BKT-së. Jeton në Tiranë dhe ka dy fëmijë.

Takimi me të ftuarin special starton në 17:30 dhe përmbyllet në 20:30. Takimi mbahet pranë Institutit Harri Fultz dhe drejtohet nga kush tjetër përveçse Endri Mataj, një sipërmarrës i ri, adhurues i teknologjisë dhe udhëtimeve me synimin për të ushqyer kreativitet dhe inovacion në komunitetin lokal

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit. Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. (PCWorld Albanian)

Takimi i parë i 2016-tës i Startup Grind Tirana me të ftuar Presidentin e A.S.G Group, Gazmend Haxhia
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)