Tag Heuer në bashkëpunim me Google sjell orën inteligjente Connected Watch

Publikuar më: 11-11-2015

-1x-1Zyrtarisht zvicerianët e Tag Heuer i kanë hyrë industrisë së orëve inteligjence. Ditën e hënë kjo kompani prezantoi orën inteligjente Connected Watch ndërtuar në bashkëpunim me Google dhe Intel.

Kjo është ora e parë inteligjente e kompanisë dhe do të kushtojë 1500 dollar. Ora Connected Watch ka përmasa 46.2 mm dhe trashësi prej 12.8 mm. Materialet e ndërtimit janë prej Titanium-i ndërsa sistemi operativ është Android Wear.

Ora inteligjente vjen me një ofertë joshëse: Pas dy vitesh, mund ta ndërroni me një orë tradicionale 1,500 dollarëshe të Tag Heuer.

Google tha se kjo është ora e parë luksoze me sistem operativ Android Wear por që na duhet të kundërshtojmë në këtë aspekt falë ekzistencës së një varianti të LG G Watch Urbane i cili kushton 1200 dollar.TAGHeuerConnectedGroup

Sistemi operativ Android Wear i orës inteligjente mund të bashkëpunojmë ne të gjitha produktet që kanë të instaluar Android Jelly Bean 4.3 dhe më lart si dhe me një iPhone me iOS 8.2 ose më lart.

Kjo orë ka një ekran 1.5 inç LTPS LCD me rezolucion 360×360 dhe 240 piksel për inç. Në konektivitet ora shkëlqen duke ofruar mbështetje për Bluetooth 4.1 dhe Wi-Fi 2.4 Ghz 802.11b/g/n. Zhgënjimi më i madh është mungesa e një sensori GPS dhe audios që do të thotë se njoftimet ju vënë në dijeni përmes vibrimit.microapps_lockup_01-1

Proçesori përmban dy bërthama me frekuencë 1.6 Ghz i cili në kushte normale funksionon vetëm me 500 Mhz. Ky proçesor do të shoqërohet nga 1GB RAM dhe 4GB memorje të brendshme.

Së fundi por jo më pak e rëndësishmja, ora inteligjente ka një bateri me kapacitet 410 mAh e cila premton jetëgjatësi deri në 25 orë.

Për ta mbyllur, në këndvështrimin tonë ky është një moment mjaft i rëndësishmëm në industrinë e orëve inteligjente ndërsa shohim një kompani zviceriane të orëve të përqafojë ekosistemin e Google. (PCWorld Albanian)

Tag Heuer në bashkëpunim me Google sjell orën inteligjente Connected Watch
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)