Tabletët me Windows RT do të përfitojnë disa nga funksionalitetet e Windows 10-tës, por jo këtë të fundit

Publikuar më: 29-06-2015

win-surfacert-100017513-orig-100018091-gallery

Përdoruesit e tabletit të parë Surface dhe të tjerave paisje Windows RT nuk kanë pse të presin edhe shumë për të disponuar disa nga funksionalitetet e Windows 10-tës.

Portali informativ WinBeta vuri në dukje një ndryshim në informacionet lidhur me Windows 10-tën që ofronte Microsoft. Gjigandi i softuerit nuk do të ofrojë Windows 10-tën në tabletët me Windows RT por përditësimi në fjalë do u ofrojë disa nga funksionalitetet e platformës.

Windows RT ishte përpjekja e Microsoft për të bërë të disponushëm sistemin operativ Windows në proçesorët ARM të cilët implementohen gjerërisht në shumicën e smartfonëve dhe tabletëve të ditëve të sotme. Edhe Windows RT ngjante së shumti me Windows 8.1, platforma nuk ishte e aftë të mbante aplikacionet desktop me përjashtim të disave të përzgjedhura nga Microsoft. Megjithatë përfitimet e Windows RT për përdoruesit ishin minimale kjo për shkak të funksionaliteteve të limituara pa përmendur pastaj edhe kunfuzionin e madh që solli Windows 8.

Me Windows 10-tën Microsoft po ndryshon kurs. Të vetme harduer me proçesorët ARM ku Windows 10-ta do të jetë prezente janë smartfonët. Kjo platformë do të jetë funksionale vetëm në tabletët dhe smartfonët me ekran më të vogël se 7 inç. Paisjet me ekrane të mëdha bazuar në proçesorët X86 do të kenë versionin e plotë të Windows 10-tës. (PCWorld Albanian)

Tabletët me Windows RT do të përfitojnë disa nga funksionalitetet e Windows 10-tës, por jo këtë të fundit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)