Tabletët dhe kompjuterat e parë me proçesorët Kaby Lake në shitje në Vjeshtë

Publikuar më: 21-07-2016

transformer-3-t305_01-100663640-largeTabletët dhe laptopët me proçesorët e gjeneratës së 7-të të proçesorëve Intel me emrin e koduar Kaby Lake do të dalin në shitje brenda tre mujorit të tretë të këtij viti. Shefi ekzekutiv i Intel Brian Krzanich konfirmoi ditën e djeshme se Intel ka filluar shitjen e proçesorëve Kaby Lake tek prodhuesit e kompjuterave.

Kaby Lake do të jetë pasardhësi i Skylake i cili do të ofrojë të njëjtin dizajn por me performancë dhe frekuencë më të lartë. Fillimisht mendohej se Canonlake do të ndiqte hapat e Skylake me proçesorët e parë 10 nanometër. Por vitin e kaluar Intel vendosi të ndryshonte planet në favor të Kaby Lake.

Gjatë evenimentit Computex në Tajvan muajin e kaluar Asus prezantoi Transformer 3, një klon i surface Pro me ekran 12.6 inç, peshë 695 gram dhe trashësi 6.9 mm. Ky do të jetë ndër produktet e para me proçesorët Kaby Lake dhe do të kushtojë 799 dollar.

Nga ana tjetër Intel bëri të ditur se mbi 400 paisje do të dalin në shitje me proçesorët Kaby Lake. Edhe kompjuterat Surface të Microsoft së bashku me ato të Apple do ti bashkohen kësaj liste. Konkurrenti i drejtpërdrejt i Kaby Lake do të jenë proçesorët me arkitekturën Bristol Ridge të AMD-së. (PCWorld Albanian)

Tabletët dhe kompjuterat e parë me proçesorët Kaby Lake në shitje në Vjeshtë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)