T-Mobile lançon shërbimin LTE-Advanced në Maqedoni

Publikuar më: 10-11-2015

img1Operatori më i madh mobil në Maqedoni në pronësi më Makedonksi Telekom, T-Mobile, ka lançuar rrjetin 4G+ ose siç njihet ndryshe në termat teknik si LTE Advanced.

Falë këtij rrjeti, i cili “teorikisht” ofrohet edhe në Shqipëri nga Vodafone dhe Telekom Albania, konsumatorët do të përfitojnë shpejtësi interneti deri në 220 Mbps.

Sigurisht që për të përfituar këto shpejtësi duhet një telefon inteligjent i cili mbështet LTE të Kategorisë 6. Disa telefonë me këtë teknologji mund të përmendim Galaxy S6, S6 Edge, Note 4, Note Edge, Note 5, S6 Edge+, iPhone 6S, iPhone 6S Plus, Lumia 950, Lumia 950 XL, Sony Xperia Z5, Xperia Z5 Premium, HTC A9, HTC One M9, LG G4, Nexus 6P, Nexus 5X, Blackberry Priv etj.

Aktualisht ky rrjet do të jetë i disponueshëm vetëm në Shkup. T-Mobile gjithashtu përfitoi të informonte rreth mbulimit të popullsisë me rrjet LTE. Mbi 70 % e popullsisë dhe 45 % përfitojnë nga shërbimet 4G. Ndërsa rrjeti 3G i T-Mobile mbulon 98% të popullsisë dhe 93 % të territorit.

Ky publikim vjen në një kohë kur operatori mobil maqedonas përballet me një konkurrencë të fortë falë bashkimit të operacioneve të Telekom Austria (Vip) dhe Telekom Slovenije(One) në një të vetëm. Ky bashkim e zbret T-Mobile në vendin e dytë për nga numri i abonentëve. (PCWorld Albanian)

T-Mobile lançon shërbimin LTE-Advanced në Maqedoni
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)