Harduer

System76 prezantoi një laptop Ubuntu 699 dollarësh me procesorët Intel Skylake

Nov 1 2016
0 Shpërndarje

feature_1280-bcb866fd82-100690621-largeNëse Windows 10-ta nuk është në listën e preferencave tuaja, System76 ka një opsion të ri: një laptop Ubuntu me procesorët Intel Kaby Lake i cili kushton 699 dollar.

Laptopi me ekran 14 inç është shumë më i lirë sesa rivali më i afërt Dell XPS 13 i cili fillon nga 949 dollar. Pavarësisht se ky i fundit ka një sistem operativ i cili ofrohet falas, në mënyrë të pashpjegueshme kushton më shumë sesa homologu i tij me Windows 10 i cili fillon nga 799 dollar.

System76 tha se në laptopin e ri përdoruesit mund të instalojnë edhe versione të tjera linux si Debian dhe Mint. Kjo kompani mëse 10 vjeçare ka një histori të gjatë të ndërtimit të laptopëve linux.

Modeli Lemur me kosto 699 dollar ka një procesor Intel Core i3-7100U, 4GB RAM DDR4, 500GB hard disk, 802.11 Wi-Fi dhe Ubuntu 16.04 ose 16.10.

Versioni më i mirë i laptopit që mund të blini kushton 1,997 dollar dhe ka një procesor Intel Core i7-7500U, 32GB RAM DDR4 dhe 1 Terabajt disk solid NVMe. Ky laptop ofron dyfishin e memorjes dhe RAM-it krahasuar me variantin 1,799 dollarësh të XPS 13.

Laptopi Lemur ka ekran full HD dhe një portë USB-C. Porta të tjera janë, USB 3.0, USB 2.0, HDMI, një portë interneti gigabitëshe dhe një lexues karte SD. Laptopin peshon 1,6 kilogram dhe ka një kamër 720p. (PCWorld Albanian)

Tags >

ubuntu
Lajmet e fundit>