Synaptic po zhvillon një skaner më të sigurtë të shenjave të gishtërinjve

Publikuar më: 11-07-2015

fingerprint_cropped-100057531-largePavarësisht se industria e teknologjisë ka përqendruar të gjitha përpjekjet e saj për të eleminuar fjalëkalimet, Synaptics po premton një mënyrë më të sigurtë për ruajtjen e të dhënave të shenjave të gishtërinjve.

Teknologjia e kompanisë quajtur “Match-in-Sensor” kombinon një sensor të shenjave të gishtërinjve me një mikroproçesor të dedikuar. Falë kësaj mund të realizohet autentikimi i të dhënave pa qenë nevoja të dërgoni përsëri shenjat e gishtërinjve në sistemin operativ ku mund të gjenden edhe maluerë.

Ideja e izolimit të të dhënave të shenjës së gishtërinjve nuk është diçka e re. Për shembull, Apple iPhone ruan të dhënat që vinë nga Touch ID në mënyrë që aplikacionet të kryejnë identifikimin e përdoruesit pa vështruar të dhënat.

Është e paqartë se kur teknologjia e Synaptics do të jetë gati për përdorim komercial megjithëse spekulohet se këto sensorë do të vendosën nën xhamin e smartfonëve. Ishte po Synaptics që vitin e shkuar filloi të implementonte këto sensor në “trackpad-ët” e laptopëve. (PCWorld Albanian)

Synaptic po zhvillon një skaner më të sigurtë të shenjave të gishtërinjve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)