Symantec prezantoi shërbimin e inteligjencës kibernetike dedikuar bizneseve

Publikuar më: 06-11-2015

Symantec_IntelligenceDefense_Twitter[6]Symantec në një njoftim në blog prezantoi Directed Threat Research, një shërbim i thellë analitik i cili ofron informacione të detajuara të sigurisë kibernetike për sipërmarrjet.

Ky është një lajm i mirë për bizneset të cilët vazhdimisht kanë qenë shënjestër e sulmeve kibernetike vitet e fundit. Sigurisht nuk presim që bizneset të shndërrohen në ekspertë të sigurisë kibernitike brenda natës.

Duhet kohë dhe investim e gjithashtu punësim të profesionistëve të IT-së. Firmat ankohen për mungesën e këtyre individëve dhe se kjo është edhe arsyeja kryesore e kompromentimeve të sigurisë.

Programi i ri i Symantec shfrytëzon Rrjetin Global të Inteligjencës së Symantec për të ofruar informacion për sipërmarrjet. Ky informacion ofron një panoramë të plotë të sulmeve, taktikave dhe dëmit shkaktuar viktimave.

Symantec vuri theksin tek nevoja unike të organizatave për analiza të detajuara të sulmeve kibernetike. A është organizata juaj objektiv i vetëm? Kush është pas sulmeve? Cilat janë qëllimet e sulmeve? A kemi të bëjmë me një fushatë të gjërë?

Pikërisht ky është synimi i Symantec me implementimin e këtij programi të ri. (PCWorld Albanian)

Symantec prezantoi shërbimin e inteligjencës kibernetike dedikuar bizneseve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)