Symantec blen kompaninë e sigurisë së indentitetit LifeLock për 2.3 miliard dollar

Publikuar më: 21-11-2016

screen-shot-2016-11-20-at-10-39-14-pm-930x586Symantec bëri të ditur se do të blejë kompaninë Amerikane të mbrojtjes së identitetit, LifeLock për 2.3 miliard dollar, një marrëveshje e cila do të ndihmojë gjigandin e sigurisë online të rrisë shitjet e produkteve Norton.

Zakonisht softuerët e sigurisë së Norton vinë të përfshira në kompjuterat e rinj personalë. Si rezultat kompania ka vuajtur kohët e fundit ndërsa po vihet re një eksod masiv nga paisjet desktop drejt atyre mobile vitet e fundit.

Edhe pse Norton ngelet një produkt fitimprurës, shitjet kanë rënë bujshëm. “Blerja e re do të sjellë 660 milion dollar të ardhura në bizneset tona të konsumatorëve duke rikthyer të ardhurat në nivele të kënaqshme nga Norton,” tha shefi ekzekutiv i Symantec Greg Klark.

Ishte agjensia e lajmeve Reuters ajo që lajmëroi e para një blerje të mundshme të LifeLock nga Symantec. Në muajin Gusht kompania bleu Blue Coat, një firmë e cila kujdeset për sigurinë e internetit, me një marrëveshje 4,65 miliard dollarëshe. (PCWorld Albanian)

Symantec blen kompaninë e sigurisë së indentitetit LifeLock për 2.3 miliard dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)