Sylaps, një shërbim i cili realizon thirrje audio dhe video përmes shfletuesit

Publikuar më: 01-12-2015

desktop_previewA keni dëgjuar për Sylaps? Është një startup i cila ka në zotërim aplikacione mobile dhe desktop për të gjitha platformat madhore si OS X, Windows, Linux, iOS dhe Android dhe ofron shërbim VoiP. E thënë ndryshe një shërbim telefonatash me audio dhe video ngjashëm me Skype.

Veçantia e këtij shërbimi qëndron tek realizimi i thirrjeve përmes një lidhje. Thirrjeve mund tu përgjigjeni direkt nga shfletuesi qofshin audio dhe video. Por këto thirrje nuk ngelen vetëm në kuadër të aplikacionit sepse qëllimi kryesor i startupit është realizimi i thirrjeve telefonike pa shfaqur numrin celular, pra përmes një lidhje.

Shërbimi i Sylaps ofrohet në formatin WebRTC dhe pikërisht ky fakt kontribon në disponueshmërinë e gjërë të tij. WebRTC është një standart i hapur i cili funksionon lehtësisht në çdo shfletues pa qenë nevoja e instalimit të një shtojce.

Por përveç realizimit të thirrjeve audio dhe video, përdoruesit mund të dërgojnë skedarë të ndryshëm. Shërbimi e lartpërmendura funksionon edhe në shfletuesit mobil dhe kjo përbën një tjetër risi.

Megjithatë konkurrenca në këtë sektor dihet tashmë. Skype dhe Google Hangouts dominojnë. Por është ajo qasja e Sylaps për të cilën folëm në këtë artikull që mendohet të bëjë diferencën. Ky startup nuk i bën të gjitha por të paktën bën ato që asnjë nuk i bën. (PCWorld Albanian)

Sylaps, një shërbim i cili realizon thirrje audio dhe video përmes shfletuesit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)