Surprizon Windows 10. Është sistemi operativ me rritjen më të shpejtë shënuar ndonjëherë

Publikuar më: 01-09-2015

windows_10_wallpaperNë vetëm katër javë, Windows 10 është instaluar në 75 milion kompjutera. Objektivi i Microsoft është instalimi i Windows 10-tës në 1 miliard paisje brenda një afati kohor prej 3 vitesh. Me 1 miliard paisje kuptojmë jo vetëm kompjuterat por edhe smartfonët dhe konsolat.

Në muajin Korrik Windows 10-ta kishte 0.39 % të tregut çka do të thotë se brenda muaji Gusht sistemi operativ në fjalë u rrit me 4.82 %. Kjo është rritja më e shpejtë e parë ndonjëherë nga një sistem operativ.

Paraardhësit e Windows 10-tës nuk po bëjnë aspak mirë në këtë aspekt. Windows 8 ra me 0.21 % 2.56 % ndërsa Windows 8.1 ra më 1.71 % 11.39 %. Në fakt kjo dyshe asnjëherë nuk arriti të kalonte kufirin e 20 %.

os_market_share_august_2015

Windows 7-ta, përpara debutimit të Windows 10-tës, arrit në 60 % të tregut ndërsa muaji Gusht shënoi edhe rënien më të bujshme me 3.08 %57.67 % që nga debutimi i tij.

Pavarisht rritjes së shpejtë të Windows 10-tës, besojmë se Windows 7-ta do të vijojë për të paktën edhe një vit të mbajë kurorën e mbretit në tregun e sistemeve operative.

Windows Vista gjithashtu pati rënie me 0.02 % 1.82 %. Suprizues është rritja e Windows XP-së me 0.40 %12.14 %. Kalimi falas në Windows 10 nuk është diçka nga e cila mund të përfitojnë përdoruesit e Vitsa dhe XP prandaj nuk vini re ndonjë rënie të madhe. (PCWorld Albanian)

Surprizon Windows 10. Është sistemi operativ me rritjen më të shpejtë shënuar ndonjëherë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)