Surface Book i7: Microsoft përditësoi hibridin 2n1 me 16 orë jetëgjatësi baterie

Publikuar më: 26-10-2016

img_0090-800x533Ditën e sotme Microsoft lançoi një version të ri të laptopit Surface Book i quajtur Surface Book i7. Ky laptop i ri merr disa prej tipareve më të spikatura të modelti origjinal dhe i përmirëson më tej.

Një prej tyre është jetëgjatësia e baterisë: Microsoft premton 16 otë jetëgjatësi bateri për Surface Book i7. Panos Panay, shefi i harduerit pranë Microsoft prezantoi laptopin e ri duke u premtuar gamerave frekuencë më të lartë në video lojëra.

Sipas Panay, i7 është ridizenjuar terësisht duke ruajtur stilin e Surface Book. Pavarësisht se nuk dha detaje të harduerit, Panay tha se i7-ta do të ketë dyfishin e performancës së grafikave të modelit paraardhës si dhe 30% më shumë jetëgjatësi baterie.

Në pamje të jashtme i7 është po ai Surface Book-u origjinal. Përmirësimi i harduerit do të vijë së bashku me përditësimin “Creators” të Windows 10-tës në Pranverë. Laptopi do të kushtojë 2,399 dollar. (PCWorld Albanian)

Surface Book i7: Microsoft përditësoi hibridin 2n1 me 16 orë jetëgjatësi baterie
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)