Superkompjuteri “Piz Daint” në Zvicër do të jetë më i fuqishmi në botë me 500 teraflops performancë

Publikuar më: 15-11-2016

cscs-100693321-largeKompjuteri më i shpejtë në botë sot mund të ofrojë një kapacitet performance prej 125 petaflops, një shifër kjo e cila pritet të katërfishohet në pak vite.

Cray prezantoi ditën e Hëne dizajnin XC50, një super kompjuter i cili mund të arrijë deri në 500 petaflops performancë. Janë një sërë teknologjish të vëna në funksion të cilat do të bëjnë realitet këtë objektiv.

Nvidia Tesla P100, Intel Xeon dhe Xeon Phi janë disa prej teknologjive që do të jenë pjesë e tij. Një super kompjuter i ndodhur në zvicër, Piz Daint, i cili përdor dizajnin e Cray XC30 është përmirësuar në XC50. Është kompjuteri i 8-të më i shpejtë në botë sipas listës së Top500.

Kur ky kompjuter të shkrihet së bashku me një tjetër, Piz dora, Piz Dain do të jetë kompjuteri më i fuqishëm në botë thotë Cray. Aktualisht superkompjuteri më u fuqishëm në botë është TaihuLight në Kinë me performancë prej 125 petaflops. (PCWorld Albanian)

Superkompjuteri “Piz Daint” në Zvicër do të jetë më i fuqishmi në botë me 500 teraflops performancë
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)